Merr fund bojkoti te Vllaznia, nesër futbollistët rikthehen në stërvitje! Ademi jep ganaci: Deri më 3 qershor pagat do jenë paguar

24 Maj 2020, 15:37| Përditesimi: 24 Maj 2020, 17:15

  • Share

"Unë kam qenë gjithmonë realist. Kam tre muaj e gjysmë pa u paguar nga klubi."-Kështu deklaroi 14 ditë më parë Ndriçim Shtubina, futbollisti i Vllaznisë në një intervistë për Report TV. 7 ditë më vonë, pikërisht me datë 21 maj, të gjithë futbollistët bojkotuan stërvitjen, duke e cilësuar këtë rrugën e vetme për të marrë pagat e prapambetura.

Por duket se ka dritë në fund të tunelit. Ishte vetë Ndriçim Shtubina që konfirmoi për ‘Report TV’ se kanë arritur një marrëveshje me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi për t’u rikthyer në stërvitje të hënën, katër ditë pas bojkotit.

Sipas Shtubinës, futbollistët kanë marrë garanci që deri më datë 3 qershor, ditë kur është parashikuar edhe rinisja e kampionatit, ata të jenë paguar. Në këtë mënyrë klubi shkodran i rikthehet një normaliteti të sforcuar për të rinisur përgatitjet për kampionatin, në një kohë trajneri nga Maqedonia e Veriut Mirsad Jonuz ka ngritur zërin për këtë situatë.

Për të vënë pak rregull u përfshi vetë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, e cila fillimisht i kërkoi me urgjencë këshillit bashkiak shqyrtimin dhe miratimin e pasqyrave financiare të Vllaznisë.

Sakaq gjatë kësaj jave, jo vetëm Vllaznia, por e gjithë bota e futbollit në Shqipëri pret që qeveria të japë leje për rifillimin e kampionateve, në një kohë kur FSHF dhe klubet e Superligës kanë rënë dakord për datën 3 qershor.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?