Merr fund arratia 9 vjeçare, prangoset në Londër pengmarrësi shqiptar

9 Shtator 2023, 15:19| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 15:24

  • Share

Arrestohet pas 9 vitesh Roland Beqiraj, shqiptari i cili ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare nën dyshimin se u përfshi në një pengmarrje në vitin 2014.

Duke iu referuar dokumenteve gjyqësore, paraqitur në gjykatën e ekstradimeve në Londër, Top Channel raporton se ndaj 30-vjeçarit kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. Shqiptari është arrestuar nga skuadra ekstradimeve, por nuk jepen të tjera detaje se çfarë statusi qëndrimi kishte në Angli.

Në fletë-arrestin e lëshuar nga drejtësia shqiptare thuhet se “Roland Beqiraj në  datë 11/09/2014 në territorin shqiptarë i hoqi lirinë në mënyrë të padrejtë, kundra dëshirës së tij shtetasit tjetër shqiptarë Elton Visha”

Procesi ekstradimit ndaj tij do të vijojë në 02/10/2023 ora 10:00,  ga ku gjykatësi DJ Griffiths, do të lexojë vendimin për këtë kërkesë ekstradimi nga shteti shqiptarë. Deri në këtë datë Roland Beqiraj do të qëndrojë i lirë me kusht pasi të afërmit kanë vendosur një garanci pasurore prej 5.000 sterlinash.

Atij i është marrë pasaporta shqiptare dhe çdo të hënë i duhet të paraqitet në stacionin policor në Colindale të Londrës./ TCH

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?