Bota

Merr fund armëpushimi, Izraeli nis sulmet ajrore ndaj bazave ushtarake të Hamasit

16 Qershor 2021, 07:46| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 16:05

  • Share

Izraeli thotë se ka kryer sulme ajrore kundër bazave ushtarake të Hamasit në Gaza, në shenjë hakmarrjeje pas disa balonave zjarr-ndezëse të lëshuara nga militantët e Hamasit. Shpërthimet u dëgjuan në Gaza në orët e para të së mërkurës.

Disa balona zjarr-ndezëse u hodhën nga Gaza në Izrael më herët të martën duke shkaktuar zjarre të shumta, raportojnë autoritet në Izarel.

Shërbimi zjarrfikës i Izraelit tha se balonat ndezëse të nisura më herët nga Gaza kishin shkaktuar të paktën 20 zjarre në fusha nga komunitetet në Izraelin jugor.

Ky ishte shpërthimi i parë më i madh që pas armë pushimit të shpallur me 21 maj, pas 11 ditësh luftimesh midis të dy palëve.

Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se avionët e saj luftarakë kishin goditur bazat ushtarake të operuar nga Hamas në Khan Younis dhe Gaza City.

Nuk bëhet e ditur nëse sulmet ajrore kanë shkaktuar ndonjë lëndim.

Një zëdhënës i Hamasit tha në një deklaratë në Tëitter se palestinezët do të vazhdojnë të ndjekin "rezistencën e tyre të guximshme dhe të mbrojnë të drejtat dhe vendet e tyre të shenjta" në Jeruzalem.

Ky është sulmi i parë i dhunshëm që kur qeveria e re e koalicionit izraelit erdhi në fuqi të dielën, e kryesuar nga Naftali Bennett dhe duke i dhënë fund drejtimit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?