Sport

Merr formë Dinamo e sezonit të ardhshëm, zyrtarizon trajnerin e ri! Prezantimi të enjten

16 Qershor 2021, 20:27| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 20:28

  • Share

Klubi i Dinamos, i ngjitur në Superligë pas 9 vitesh, ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Presidenti Ardian bardhi ka zgjedhur që në krye të ‘nëndetëses’ të jetë Blendi Shkëmbi, një trajner që më herët ka drejtuar Teutën, por edhe disa skuadra në Kosovë. Prezantimi i tij do të bëhet ditën e enjte në Durrës.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Dinamo zyrtarizon trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi Bledi Shkëmbi është trajneri i ri i Dinamos. 41-vjeçari ka marrë besimin e presidentit Adrian Bardhi për zbatimin e projektit madhor për rikthimin e Dinamos në nivelet e duhura. Ish-trajneri Ilirisë së Prizrenit dhe Ballkanit në Kosovë dhe Teutës në Shqipëri, do të prezantohet ditën e Enjte në orën 11:00 në ambjentet e Vila Pascucci!

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?