Merr flakë tenxherja me presion në një banesë në Durrës, e moshuara shpëtohet nga forcat zjarrfikëse

29 Janar 2023, 14:18| Përditesimi: 29 Janar 2023, 14:33

  • Share

Mesditën e sotme në bulevardin e qytetit të Durrësit nga një qytetar është konstatuar se në një banesë po dilte tym dhe ka njoftuar zjarrfikëset.

Zjarrfikëset kanë arritur që të shuajnë një zjarr në banesën e një të moshuare. Shkak për zjarrin është bërë një tenxhere presioni të cilën e moshuara e kishte harruar në zjarr.

Kjo e fundit u shpëtua nga forcat zjarrfikëse. Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?