Merr flakë pema e Vitit të Ri te një familje në Durrës, flakët shkaktojnë dëme materiale (VIDEO)

2 Dhjetor 2020, 11:00| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 11:48

  • Share

DURRËS- Vendosja e pemës së Vitit të Ri nuk ka qenë dhe aq emocionuese për një familje në qytetin e Durrësit.

Report Tv mëson se ajo ka marrë flakë ditën e sotme si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, dhe ato të pakta.

Ngjarja ka ndodhur në një pallat afër ish- fabrikës së bukës, ndërkohë që Report Tv sjell pamje teksa zjarrfikësja ndodhej në vendin e ngjarjes.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?