VIDEO/ Përfshihet nga flakët një biznes me materiale alumini në Tiranë

10 Janar, 16:11| Përditesimi: 10 Janar, 16:22

  • Share

Një dyqan me materiale alumini në rrugën “Naim Frashëri” në Tiranë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

"Më datë 10.01.2024, rreth orës 14:17, në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në një biznes me materiale alumini, në pronësi të shtetasit A. Sh., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale", njofton policia.

Flakët janë vënë nën kontroll ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?