Merr flakë një banesë në Lushnje, shkrumbohet çdo gjë! Shpëtojnë babai dhe e bija

17 Qershor 2022, 22:23| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 22:34

  • Share

Një banesë në Lushnje është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Zjarri u përhap nga era e fortë në të gjithë dhomat e shtëpisë dhe dogji gjithçka.

Në banesën në pronësi të Luan Mezinit, ku jetonte me vajzën e tij, nuk ishte askush kur nisën flakët që mund të jenë konstatuar nga fqinjët. Sipas zjarrfikësve, një shkëndijë elektrike ka ndezur zjarrin.

Ata, së bashku me fqinjët e Mezinit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Puna ishte e vështirë sepse banesa kishte konstrukt të drunjtë, aq sa uji përhapte flakët, në vend që ta shuante.

Zona ku u dogj banesa është lagje e vjetër dhe shtëpitë janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe nëse nuk ndërhyj në kohë, dëmi mund të ishte më i madh.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?