Merr flakë në lëvizje makina në Novoselë, brenda ndodhej dhe një fëmijë! Ndihma e parë i jepet nga një turiste (VIDEO)

30 Prill 2022, 18:15| Përditesimi: 30 Prill 2022, 18:20

  • Share

Një makinë ka marrë flakë në Novoselë gjatë kohës që ishte në lëvizje. Ngjarja u regjistrua në autostradën Fier-Vlorë gjatë kohës që makina po udhëtonte nga Fieri drejt Vlorës. 

Mësohet se në momentet e para pasi drejtuesi, i identifikuar me inicialet E.D, ndaloi makinën, një turiste e huaj i dha ndihmën. Në makinën që u mori flakë ishte dhe një fëmijë, i cili u qetësua nga turisti pas panikut që përjetoi.

Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të jetë një defekt teknik. Gazetarii Report Tv, Armand Xhelili ka siguruar pamjet ku duket makina që merr flakë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?