Merr flakë në lëvizje, digjet makina në Vlorë! Shpëton drejtuesi i mjetit

5 Shtator 2022, 10:42| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 10:47

  • Share

VLORË- Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje rreth orës 08: 20 në autostradën "100 Vjetori" në afërsi të fshatit Panaja.

Si pasojë e zjarrit janë shkarkuar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale Sh.Sh. nuk ka marrë lëndime.  Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?