Kronikë

Merr flakë në ecje një makinë në Fier, shoferi del i alarmuar nga mjeti (VIDEO)

5 Prill 2021, 07:28| Përditesimi: 5 Prill 2021, 07:47

  • Share

Digjet gjatë mesnatës një automjet tip “Mitsubishi Carisma”. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ish-UMB në Fier.

Automjeti me motor Benzin-Gas me targa AA 265 HS ka marrë flakë në ecje e sipër, çka e ka detyruar drejtuesin, Dashnor Hysko, të dal i alarmuar prej tij. 

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë mundësuar shurjen e flakëve, ndërsa makina është djegur në pjesën më të madhe të saj. 

Nga ana e bluve është parë nga afër situata, ndërsa ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.

1617601611_fier1.jpg

1617601621_fier2.jpg

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?