Foto ilustruese

Merr flakë në ecje makina te rrethrrotullimi i Saukut

25 Tetor 2020, 20:59| Përditesimi: 25 Tetor 2020, 21:52

  • Share

Një makinë është përfshirë nga flakët te rrethrrotullimi i Saukut mbrëmjen e sotme.

Makina me shoferen me iniciale A.A është djegur pjesërisht. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.

"Me datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, tek rrethrrotullimi i Saukut, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen A.A., ku ka vetëm dëme materiale", thotë policia.

Ndërkaq policia njofton se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.

"Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale", thuhet më tej në njoftim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?