Merr flakë në ecje kamioni në Korçë, nuk ka dëme në njerëz (VIDEO)

24 Korrik 2022, 15:32| Përditesimi: 24 Korrik 2022, 16:11

  • Share

Korçë - Një mjet ka marrë flakë në lëvizje në afërsi të fshatit Dishnicë.

Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Korçë-Bilisht mjeti kamion tip Benz ka marrë flakë ndërsa nuk raportohet për dëme në njerëz.  Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Po punohet për shuarjen e zjarrit ndërkohë që policia po merret me zbardhjen dhe rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?