VIDEO/ Shpërthen në flakë mjeti në ecje në aksin Fier-Lushnjë, shkrumbohet totalisht! Shpëtojnë mrekullisht tre familjarët

16 Korrik 2023, 08:33| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 09:33

  • Share

Një automjet tip ‘BMW’ ka marrë flakë në autostradën Fier-Lushnjë. Mjeti me targa AA 022 CZ ka marrë flakë në ecje. Shkak dyshohet se është bërë një defekt teknik.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit dhe dy familjarët tijë kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas drejtuesit mjeti ishte me motor benzine dhe i kishte dhënë shenjë defekti elektrike. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje kur mjeti ishte i përfshirë totalisht nga flakët.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?