VIDEO/ Zjarrfikësja shkon të shuajë flakët e makinës, bëhet për të kërkuar ndihmë vetë! Bllokohet për 2 orë në urë, theu dërrasat

10 Dhjetor 2022, 10:17| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 12:59

  • Share

Zjarrfikësja ka thyer dy dërrasa në urën e qytetit të Fierit pasi fiku zjarrin e një automjeti tip ‘Ford’ që ishte përfshirë nga flakët.Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 pranë Kishës Orthodokse.

Mjeti i tonazhit të rëndë u fut në urën kryesore mbi lumin Gjanica ku lejohen për qarkullim vetëm mjetet e vogla. Për pasojë u thyen dërrasat dhe zjarrfikësja mbeti e bllokuar për rreth 2 orë derisa u bë e mundur nxjerrja e saj.

Gjithçka ndodhi pasi një makinë e parkuar në pronësi të J.D., banues në Roskovec kishte marrë flakë për shkak të një defekti në motor.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?