Tiranë/ Merr flakë makina brenda parkingut të një pallati në rrugën 'Ndre Mjeda', tymi i zi mbulon zonën (VIDEO)

26 Mars 2023, 14:18| Përditesimi: 26 Mars 2023, 15:09

  • Share

TIRANË - Një makinë ‘Volkswagen Touareg’ ka marrë flakë brenda parkingut të një pallati në rrugën ‘Ndre Mjeda’. Në katin -2 të pallatit kishte shkëndija të flakëve nga automjeti.

Situata u përkeqësua për çështje minuta dhe e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi. Banorët janë frikësuar ndërsa një pjesë kanë dalë nga shtëpitë e tyre pasi nuk po e kuptonin nga po vinte tymi i zi.

Në vendngjarje mbërritën forca zjarrfikëse që bënë të mundur shuarjen e flakëve. Po ashtu e pranishme ishte edhe ambulanca që i dha ndihmën e parë dy grave të panikosura nga tymi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?