VIDEO/ Merr flakë gjatë natës banesa dy katëshe në Grabon të Malësisë së Madhe! Shkak rrufeja

30 Maj 2023, 08:18| Përditesimi: 30 Maj 2023, 08:30

  • Share

Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Grabon të Malësisë së Madhe.

Banesa në pronësinë e Zef Gjergj Pëllumbajt dhe kishte në brendësi 13 dhoma. Shkak për zjarrin është bërë moti i keq. Nga kushtet atmosferike një rrufe ka shkaktuar zjarrin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 mbrëmjen e djeshme, për shkak të motit të keq një rrufe ka rënë në banesën dy katëshe dhe ka shkaktuar zjarrin. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.  

Ora 12:28
Kina mbështet Serbinë rreth tensioneve në veri: I kundërshtojmë veprimet e njëanshme të Kosovës

1685442534_fwryrt.JPG

Kina ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Serbisë “për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, pas përleshjeve mes protestuesve serbë në Zveçan dhe trupave paqeruajtëse të NATO-s.

Partia në pushtet, Partia Komuniste për një kohë të gjatë është kritike e aleancës së NATO-s. Mospajtimet me KFOR-in pjesërisht burojnë nga bombardimi i Ambasadës kineze në Beograd, gjatë fushatës ajrore të aleancës më 1999, që i dha fund luftës në Kosovë.

Kina, së bashku me Rusinë dhe Serbinë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008.

Për t'u informuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, për shpërthimin e dhunës në veri të Kosovës, la fajtor dështimin për të respektuar të drejtat politike serbe.

“Ne kundërshtojmë veprimet e njëanshme të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës”, tha Mao gjatë një konference për media, duke iu referuar Qeverisë së Kosovës.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tutu: 30/05/2023 11:37

    Gjynah…!! Ndodh kur pllakaxhiu te ben edhe rrjetin elektrik…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?