Merr flakë baraka në Gjirokastër, shpëtohen familjarët

7 Shkurt, 16:02| Përditesimi: 7 Shkurt, 17:18

  • Share

Një barakë ku jeton një familje rome është përfshirë në flakë në qytetin e Gjirokastrës.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shpëtuar jetën e pjesëtarëve të familjes Ahmeti në lagjen Zinxhira. Në kohë rekord forcat zjarrfikëse arritën të izolonin flakët dhe të shpëtonin jetët e njerëzve.

Nga zjarri u dogj e gjithë baraka me të gjithë paisjet dhe orenditë e saj. Paraprakisht dyshohet se baraka është përfshirë në flakë nga soba e drurit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?