La sobën e druve ndezur gjatë natës, merr flakë banesa në Kukës, ndërron jetë 82-vjeçari! Koronavirusin e konsideronte si vullnet të Zotit (VIDEO)

28 Tetor 2022, 07:40| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 15:16

  • Share

KUKËS- Një 82-vjeçar ka humbur jetën pas mesnate në Kukës. Shkak i humbjes së jetës dyshohet se është bërë asfiksia, pasi banesa në të cilën jetonte 82-vjeçari është përshirë nga flakët.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ku flakët përpinë shtëpinë e për pasojë 82-vjeçari Shefik Krasniqi nuk mundi të dalë nga banesa.

82-vjeçari jetonte i vetëm, ndërsa Report Tv risjell në vëmendje një intervistë të Krasniqit dhënë në vitin 2020, gjatë periudhës së pandemisë. 82-vjeçari Krasniqi e konsideronte koronavirusin si vullnet të zotit. 

"Kam dalë në qytet për të pirë një kafe se nuk rri dot pa një kafe dhe një teke raki. E gjej një lokal unë për të pirë një kafe. Maskën nuk e përdor se këto janë punët e zotit. Allahu e ka në dorë. Prej zotit nuk ruhem kurrë", ka thënë ai për Report Tv në vitin 2020.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë nga soba e druve, e cila ka qenë gjatë gjithë natës e ndezur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e  plotë të rrethanave të  ngjarjes.

1666937386_KUKES.jpg

Forcat zjarrëfikëse në vendin e ngjarjes dhe banesa e shkrumbuar

Viktima Shefik Krasniqi 

Ora 09:51
Kukës/ Humbi jetën nga flakët në banesë, çfarë deklaronte 82-vjeçari për koronavirusin: Nuk i ruhem, është vullnet i zotit (VIDEO)

Report Tv rikthen një intervistë të 82-vjeçarit i cili humbi jetën ditën e sotme në Kukës, si pasojë e flakëve që përfshinë shtëpinë e tij. Shefik Krasniqi jetonte i vetëm, por nuk i trembej aspak pandemisë së koronavirusit që pushtoi të gjithë botën. Në vitin 2020, Krasniqi deklaronte për Report Tv se nuk ruhej nga koronavirusi pasi ishte vullnet i zotit

'Quhem Shefnik Krasniqi dhe jetoj vetëm. Jam për 81-vjeç. Kam dalë në qytet për të pirë një kafe se nuk rri dot pa një kafe dhe një teke raki. E gjej një lokal unë për të pirë një kafe. Maskën nuk e përdor se këto janë punët e zotit. Allahu e ka në dorë. Prej zotit nuk ruhem kurrë.'

'Plakë dhe fëmijë nuk kam sepse nuk jam martuar fare. Më kanë sjellë një ditë ndihma, por skam kushte me e gatuar unë ushqimin. Marrë ushqime sa për një ditë. Unë kam pensionin për të blerë furnizime, aq sa më takon. Unë rrijë pa drita, në shtëpinë time, se s'më del me pagujt qira,', ka thënë Krasniqi për Report Tv në 2020.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nardi: 28/10/2022 08:41

    Ndoshta ka lene ndonje oxhak ndezur se soba nuk merr flake se eshte e mbyllur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?