VIDEO/ Merr flakë ngrohësja e korrentit me të cilën po ngrohej, digjet banesa në Fushë Krujë, ndërron jetë 92-vjeçari

9 Shkurt 2023, 14:37| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 17:44

  • Share

FUSHË KRUJË- Një 92-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”.

I moshuari ishte i sëmurë, vuante nga skleroza dhe nuk arriti të dilte jashtë në momentin kur ra zjarri duke gjetur vdekjen. Prej pak kohësh atij kishte humbur bashkëshorten, e ndërsa djemtë e tij jetonin shumë pranë tij, mirëpo në ato momente kanë qenë në punë. Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar fëmijët, e ndërsa kanë tentuar që të shpëtojnë të moshuarin, por nuk ia kanë dalë dot.

Shkak i zjarrit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një ngrohëse korrenti, të cilën 92-vjeçari e përdorte për t’u ngrohur.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?