Merr flakë banesa e 68-vjeçarit në Lushnjë, dëmtohet pronari! Shkrumbohet apartamenti (VIDEO)

28 Nëntor 2022, 22:40| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 08:17

  • Share

LUSHNJË- Apartamenti i katit të parë të një prej pallateve parafabrikat ka marrë flakë në qytetin e Lushnjës mbrëmjen e kësaj të hëne. Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht banesa e Pëllumb Mustafajt si dhe është lënduar vetë 68-vjeçari. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka ndaluar përhapjen e zjarrit në banesën ngjitur.

Zjarrfikësit kanë izoluar flakët ndërsa i lënduari është transportuar fillimisht në spitalin e Lushnjës e më pas në Tiranë për mjekim më te specializuar në QSUT. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, dyshohet si pasojë e pakujdesisë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?