Divjaka dhe Mallakastra, bashkitë e parë të Fierit ku kryetarët marrin detyrën! I pranishëm edhe Balla, deputeti: Të justifikojmë besimin e qytetarëve

9 Qershor 2023, 15:46| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 16:20

  • Share

Divjaka dhe Mallakastra janë dy bashkitë e para të qarkut të Fierit ku kryetarët e rinj kanë marrë zyrtarisht detyrën së bashku me këshilltarët vendorë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në 14 maj. Josif Gorreja në Divjakë në ceremoninë e të cilit ishte i pranishëm edhe deputeti Taulant Balla, tha se edukimi dhe bujqësia do të jenë pikat kyçe të programit të tij. 

“Falënderim për të gjithë anëtarët e zgjedhur të këshillit bashkiak, do të jem një kryetar i të gjithë banorëve. Edukimi dhe bujqësia pikat kyçe”, tha ai.  

Në fjalën e tij të parë si njeriu i parë i Divakës, Gorreja premtoi ndryshimin e mentalitetit të të rinjve për të mos u larguar nga vendi.

“Duhet të fokusohemi te eksodi i të rinjve, do te jete një nga drejtimet kryesore”, tha ai.

Në ceremoninë e marrjes të mandatit ishin të pranishëm Taulant Balla, drejtuesi politik i qarkut Fier, prefekti Lefter Shehaj, Kokoneshi i cili drejtoi bashkinë Divjakë për 3 mandate, por vihej re mungesa e Erion Braces i cili propozoi si kandidat Gorrejan, i cili në 14 maj kandidoi përballë kandidatit të koalicionit BF Aurel Malko.

Gjithashtu edhe në Mallakastër, gjatë betimit të Qerim Ismailaj, ka qenë i pranishëm Balla i cili tha se tashmë duhet jistifikuar besimi i dhënë nga qytetarët në 14 maj dhe të rregullohen gabimet e bëra. 

Ora 16:11
Qerim Ismailaj betohet si kryetar bashkie, Balla: Të ndreqim gabimet për të cilat mallakastriotët na tërhoqën veshin


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun Fier Taulant Balla ishte sot në ceremoninë e betimit të kryetarit të ri të bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj dhe konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak. 

Balla është shprehur se besimin e dhënë më 14 maj duhet ta përkthejmë në punë konkrete.

“Konstituohet Këshilli i ri Bashkiak dhe bëri betimin Kryetari i Bashkisë Qerim Ismailaj, të zgjedhur me votën e popullit patriot të kësaj bashkie më 14 maj. Tani na duhet të justifikojmë besimin e dhënë dhe të ndreqim gabimet për të cilat mallakstriotët na tërhoqën veshin”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?