Monika Kryemadhi

Mero Baze: Tani e kuptova pse Monika nuk e ka ndryshuar mbiemrin dhe pse nuk u bë 'Zonjë e Parë'

24 Gusht 2022, 21:29| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 21:57

  • Share

Mero Baze ka ironizuar Monika Kryemadhin, pasi kjo e fundit ka publikuar një certifikatë personale të Ilir Metës, pas nisjes së hetimeve nga ana e SPAK për të shoqin.

“Tani e kuptova pse Monika nuk e ka ndryshuar mbiemrin e saj. Sapo postoi një çertifikatë ku burri e ka Metaj, ndërkohë që ne kemi pasur president dikë me mbiemrin Meta. Monika ka mbajtur të vetin se s’ka ditur kë të zgjedhë. Madje as Zonjë e Parë për këtë gjë nuk qenka bërë”, shkruan me ironi Baze.

Reagimi i Bazes vjen pasi Monika Kryemadhi pretendoi se po ndihmonte SPAK duke publikuar një certifikatë personale të ish-presidentit ndërsa me ironi shkroi se do e ndihmonte Prokurorinë e Posaçme edhe për inceneratorët. Në kuadër të hetimit për Ilir Metën, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkoi KQZ-së kopje të formularit të vetëdeklarimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funskione publike”.

Kërkesa e SPAK-ut vjen në kuadër të hetimeve për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara. Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish deputeti Halit ValteriKallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, "Kronen Zeitung", e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. 

Komento

Komente

  • Populli: 25/08/2022 08:08

    Me se e drejte zoti Baze keto jane shushunjat qe po n’a pine gjakun 30 vjet me radhe, e tani laku I eshte ngushtuar

    Përgjigju
  • Gjem: 25/08/2022 01:32

    Shko e merr vendimin e Kuvendit per presidentin dhe qartesoje Merro pyka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?