Ilir Meta dhe Sali Berisha

Mero Baze: Të refuzuarit e SHBA dhe BE në Tiranë tani janë problem i shqiptarëve

28 Prill 2022, 21:00| Përditesimi: 28 Prill 2022, 21:44

  • Share

Dy zyrtarët më të rëndësishëm të SHBA për Ballkanin dhe Shqipërinë nisën sot vizitën zyrtare në Tiranë, ku më shumë bie në sy dhe ka rëndësi se kë nuk do të takojnë, se sa ata që do të takojnë. 

Ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit dhe i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, kanë një axhendë të qartë politike në Shqipëri.

Ata vijnë për të mbështetur reformën në drejtësi, betejën kundër pandëshkueshmërisë së politikanëve, dhe bashkëpunimin me Bashkimin Europian për integrimin e Shqipërisë dhe konsiderimin edhe nga Europa të sanksioneve amerikane kundër individëve politik në Shqipëri, të dizajnuar si minues të demokracisë dhe të përfshirë familjarisht në korrupsion domethenës.

Dhe jo aq për koinçidencë takimi i tyre i parë në Tiranë u bë sot me delegacionin e nivelit të lartë të Bashkimit Europian, drejtuar nga komisioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, që gjendeshin për vizitë këtu.

Por pse është më e rëndësishme se kë nuk takojnë në Tiranë zyrtarët perëndimorë?

Edhe delegacioni i nivelit të lartë të Bashkimit Europian, dhe delegacioni më i lartë amerikan për Ballkanin, që takohen bashkë në Tiranë, nuk shkelin vetëm në dy institucione, në zyrën e Sali Berishës dhe në zyrën e Ilir Metës.

Njëri është president formal i Shqipërisë ende në detyrë, por duket që është një figurë e papranueshme për Perëndimin (përveç disa fshatrave arbëreshë në Itali të Jugut), kurse tjetri Sali Berisha është më shumë se i papranueshëm, është një objektiv lufte nga Perëndimi.

Delegacioni i BE, por edhe ky i SHBA, do të takohet me Edi Ramën dhe me përfaqësues të grupeve parlamentare të PS dhe Partisë Demokratike që nuk pranon Sali Berishën. Pra me Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabakun.

Pas kësaj është edhe më e qartë se rezistenca e Sali Berishës dhe Ilir Metës kundër Perëndimit, tani nuk është më një çështje e Perëndimit, por një çështje e shqiptarëve.

Perëndimi nuk emocionohet nga lojërat e tyre dhe as nga kundërvënia publike e tyre. Perëndimi i ka shpallur këta dy politikanë të padëshirueshëm për një Shqipëri pro-perëndimore.

Kushdo që mbështet ata, është duke investuar për një Shqipëri kundër SHBA dhe kundër Bashkimit Europian. 

Ideja e Sali Berishës se duke sfiduar SHBA me banditë më 6 mars kundër Bashës, do ta gjunjëzonte atë me idetë foshnjarake se SHBA bëhet “me të fortin”, tani ngjan dhe më vulgare. Ai dhe aleati i tij politik Ilir Meta janë më të izoluar dhe poshtëruar se kurrë.

Edhe manovrat e tyre  për ta kufizuar përgjegjësinë e betejës me Perëndimin kundër ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri, u bë bajate.

Nga ana tjetër, kjo axhendë është një përgjegjësi dhe për shumicën në pushtet dhe raportet e saj me drejtësinë, pasi ajo duhet të përfshihet në një betejë me fakte ligjore kundër pandëshkueshmërisë së politikanëve që po sfidojnë të ardhmen perëndimore të Shqipërisë, për shkak të frikës së tyre nga drejtësia.

Dy delegacione të nivelit më të lartë të mundshëm në aspektin politik janë në Tiranë dhe janë qartazi vetëm për ata shqiptarë që mbështesin Perëndimin. Dhe natyrisht që nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga linja e tyre.

Është problemi i shqiptarëve nëse mes Perëndimit dhe “duam babistëve”, u mbajnë oturakun këtyre të fundit, derisa të shuhen rrugëve si mbetje toksike talibane të shekullit 21.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Durres: 29/04/2022 09:46

    Me then te drejten saliut tashme skan ci bejn mo!!!! Per moshen qe ka se majn dot as ne burg !!! Por femijet e tij me thith dhendrin do mu bonte qefi shum se do ti diegi me teper te shofi femijet aty !!!

    Përgjigju
  • Fieraku: 29/04/2022 00:25

    Ndersa Meta nuk ja vlen fare te permendet. Nje klloun pa asnje fuqi politike.

    Përgjigju
  • Fieraku: 29/04/2022 00:24

    I mjeri Sali Berisha mendon se do pengoj ringritjen e kombit shqiptar dhe se do triumfoj ndaj SHBA-ve. Shqiptaret ne kete moment kane 2 shtete me shimice shqiptare, dhe 3 kryeministra shqiptar ne rajon. Nderkohe SHBA-te po shkaterrojn forcat e armatosura te Rusise ne Ukraine pa e perfshire fare ushtrine e tyre. Nje super hakmarrje per agresionin rus ndaj demokracise. Por Sali mavriu perpiqet te genjej militantent me ndihmen e nje zhurmuese si Evi Kokalari se Saliu do fitoj ne betejen e tij ndaj Departamentit te Shtetit te SHBA-ve. Ka gjetur aleate Saliu, Evin, bashkeshorten e nje greku, pra te nje kombi te cilit Saliu i fali territor detar me marreveshjen e detit. E tha mire gazetari Dritan Hoxha: Sali, do te cojn ne burg me barrela, ne moshen 80 vjec, si Pinoceti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?