Sali Berisha

Mero Baze: Reforma ka nevojë vetëm për një nen, lidhur me Sali Berishën

19 Shtator 2023, 18:28| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 18:31

  • Share

Grupi I deputetëve që mbështesin Sali Berishën kanë vetëshpallur sot anëtarë të një Komisioni për Reformën Zgjedhore që do ti ofrojnë shumicës për të shtyrë afatin e veprimtarisë së Komisionit që mbaron pas një jave.  

Gazmend Bardhi njoftoi se ka rekomanduar Oerd Bylykbashin në emër të PD, si bashkëkryetar dhe disa emra të tjerë për anëtarë. Arroganca me të cilën I deklaroi si fakt të kryer anëtarët e Komisionit, dhe vetndjerja si përfaqësues të popullit opozitar mund të jenë çështje të veseve të personalitetit, por çështja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, është çështje ligjore dhe politike, dhe aty duhet të jenë ata që përfaqësojnë PD zyrtare dhe jo ata që përfaqësojnë Sali Berishën. 

Pikësëpari para nga ana ligjore se të propozoj Bylykbashin, iu cili ka qysh ditën e parë të shpalljes së Berishs “non grata” në krah të Berishës, Bardhi duhet të anuloj vendimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar I PD, pasi është një vendim që e ka marr vet. Po ashtu duhet të provoj se anëtarët e tjerë janë anëtarë të grupit parlamentar të PD së paku formalisht. 

Vetndjerja opozitarë se je në krah të Sali Berishës nuk të bën përfaqësues të opozitës, të bën ushtarë të Sali Berishës. Dhe shumica në pushtet, por dhe Partia Demokratike apo parti të tjera që e kanë pranuar vendimin e SHBA dhe Britanisë së Madhe për Berishën, nuk kanë ndërmend të bashkëpunojnë me Berishën për asgjë. Natyrisht as për reformën elektorale. Dhe nëse ndonjë individë nga shumica ka dëshirë të bashkëpunojë, kjo nuk është detyrim për shumicën, pasi është njësoj si ndonjë deputet i Berishës që ka dëshirë të mos jenë me Berishën, por ja që ka ngelë aty e nuk del dot. 

Nga ana politike, shumica në pushtet duhet të jetë politikisht aktive kur ka zhvillime të tilla dhe nuk duhet të lëviz nga qëndrimi politik për Berishën, por duhet ta deklarojë qartë se nuk ka reforme zgjedhore me Sali Berishën. Ai le të ketë sa të doj deputetë, por qeveria dhe ato parti që mbështesin qëndrimet e SHBA dhe Britanisë së Madhe për “non gratat”, duhet të respektojnë parimet e tyre politike. Ndaj cdo vonesë për formalizmin e grupit parlamentar të PD dhe bërjen qartë grupit të Berishës, se nuk do ketë asnjë bashkëpunim me të, është një ditë më shumë e humbur për reformën zgjedhore, dhe për një të ardhme politike pa “non grata” në Shqipëri. 

 E vetmja gjë që mund të bëhet në reformën zgjedhore për Berishën, është të përfshihet në Kod elektoral, që personat “non grata” të përjashtohen nga politika. Nëse këta deputetët e Gaz Bardhit janë dakord me këtë nen, mund të bashkëpunojnë. Por kjo bëhet dhe pa ata. 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Denisa: 20/09/2023 12:24

    Neni 1: Kush shpallet Persona Nongrata nga SHBA t'i hiqet automatikisht mandati i perfaqesuesit te popullit ne Kuvendin e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?