Edi Rama

Mero Baze: Pse Edi Rama e bëri të rëndësishme Shqipërinë në krye të Këshillit të Sigurimit?

20 Shtator 2023, 20:37| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 20:38

  • Share

Kryeministri Edi Rama u bë yll i shtypit ndërkombëtar brenda disa minutash, për shkak të polemikave me ambasadorin rus në OKB, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit .

Edhe pse ndërhyrjet e Edi Ramës ishin në kufijtë e etikës diplomatike që ka tradita zyrtare e Këshillit të Sigurimit, ato i dhanë nerv një prej mbledhjes më të rëndësishme të atij institucioni dhe e bën Shqipërinë më të rëndësishme si kryesuese e këshillit të Sigurimit për disa arsye.

E para kishte të bënte me pozicionin e qartë të Shqipërisë pro Ukrainës në konfliktin me Rusinë dhe batutat e hidhura të Ramës pro pranisë së presidentit Zelenski në sallën e Këshillit të Sigurimit. Duke mbrojtur praninë e Zelenskit në sallë dhe të drejtën për t'iu adresuar Këshillit të Sigurimit si viktimë e një agresioni të paprovokuar, Shqipëria afishon vetën në krahun e së drejtës ndërkombëtare dhe si zë i Perëndimit rreth këtij konflikti.

Ambasadorja e SHBA në Këshill e cila pasoi qëndrimin e Edi Ramës e bënte më të dukshme aleancën e Shqipërisë me SHBA dhe vendet perëndimore rreth kësaj çështje, në sytë e gjithë botës. Dhe kjo është një ngjarje e madhe për imazhin e një vend të vogël, njohja për të cilin në pjesën tjetër të botës përveç Evropës , ndoshta është e papërfillshme.

E dyta ka të bëjë pak dhe me fatin e shqiptarëve, pasi përveç Shqipërisë që drejton Këshillin e Sigurimit, në një periudhë që është dhe Sesioni i Asamblesë parlamentare të OKB, dhe ku aty janë gjithë liderët e botës, edhe OSBE përfaqësohej në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, nga një politikan shqiptar, Bujar Osmani si Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

Ishte kjo arsyeja që ambasadori rus, pas pranisë së Zelenskit kishte bezdi praninë e shtuar të shqiptarëve në mbledhje, duke protestuar ndaj pranisë së Bujar Osmanit.

Ironia e Edi Ramës se ky “nuk është një Operacion special i presidencës shqiptare” kundër Rusisë, jo vetëm që i dha fund polemikave me ambasadorin rus, por e bëri atë krye lajm të mbledhjes, duke i kujtuar Rusisë gënjeshtrën me të cilën nisi luftën në Ukraine.

Së fundmi, Edi Rama gjeti rastin të mbrojë historinë e çlirimit të Kosovës nga Perëndimi, duke hedhur poshtë krahasimet me të drejtën e Rusisë për të pushtuar Ukrainën, duke theksuar se liria e Kosovës nuk mund të shërbejë si një arsye për të rrëmbyer territore dhe për të shkaktuar vuajtje dhe shkatërrim për popullin e Ukrainës

Pra nëse pati një meritë Edi Rama si kryesues i Këshillit të Sigurimit, ishte aftësia e tij personale, për ta bërë Shqipërinë të rëndësishme në temën që diskutohej, duke përdorur herë aftësinë e tij për polemika, e herë kombinimin e problemeve shqiptare me konfliktin ndërkombëtar.

Dhe mbi të gjitha duke na afishuar një vend Perëndimor në sytë e gjithë botës drejtuar tek Salla e Këshillit të Sigurimit.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kujdes: 21/09/2023 09:31

    Filloni merrni masa ndaj hakerave rus tani

    Përgjigju
  • silvio: 21/09/2023 08:47

    Bota me superlativa per kryeministrin Edi Rama shpellaret e Sali non grates

    Përgjigju
  • Saliu: 21/09/2023 01:08

    Gomar Mondi gomar Durrësi, Sa merr vesh gomari nga muzika aq merrni vesh ju nga politika.

    Përgjigju
    • Durrsaku: 21/09/2023 07:28

      Nga njeher do te duhen edhe gjerat e vogla per te njohur nje person. E them kte pasi qe tek emri (pseudonimi) qe ke zgjedh eshte e njeriut.me te urryer ne Shqiperi

  • Mondi: 20/09/2023 20:54

    Zoti baze. Me cte drejte z.rama prtendon te fuse ukrainen ne nato. Ta them une sepse shteti ukraines eshte me i korruptuar sesa shteti shqiptar dhe keshtu rama do te thote qe ka edhe me keq se ne.

    Përgjigju
    • Durrsaku: 20/09/2023 23:48

      Bravo Mondi analize te thelle bere. Jo po thoni po te doni qe edhe shkollat e nates nuk kane nxjerr profesora. Je ber idhull o mondi tani

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?