Mero Baze: Pse Berishën po e bezdis heroizimi i “penxheres” së tij

27 Mars, 09:49| Përditesimi: 27 Mars, 09:52

  • Share

Ka një përpjekje nga shumë aktorë të opozitës, të cilët në fakt e kanë bezdi të shkojnë poshtë penxheres së Berishës tek rrugica, që të glorifikojnë shfaqjen e përditshme të Berishës, dhe skenat poshtëruese ku poshtë tij e dëgjojnë një tufë gjysmakësh, shumica e të cilëve i çojnë aty devijimet mendore dhe jo qartësia politike.

Për të shmangur bashkimin me ta, me sa duket aktorët e rinj të opozitës, të cilët pasi shpallën bashkimin po përpiqen të fitojnë dhe besimin tek elektorati i Berishës, shkojnë qytet më qytet apo dalin ekran më ekran dhe lavdërojnë shfaqjen e Berishës majë penxheres, si një gjë heroike e pashembullt.

Në fakt e pashembullt është, por është qesharak. Dhe më mirë se të gjithë këtë, e di Berisha.

Ajo që atë e shqetëson, nuk është vetëm mungesa e tyre poshtë penxheres, por fakti që përpiqen ta justifikojnë atë duke u shfaqur si udhëheqës të opozitës.

I pari që po e bën me shumë zell këtë është Ilir Meta. Ai edhe pse ka marrë male e kodra me vrap, asnjëherë se ka mbajtur vrapin tek rrugica. Edhe pse ka hipur mbi çdo hekur që i del para, kurrë nuk është ngjitur deri tek penxherja. Dhe tani po përpiqet ta therorizojë Doktorin majë penxheres. 

Të njëjtën gjë po bën Gjekmarkaj, Gazment Bardhi dhe të tjerë, që e kanë vërtet bezdi atë shkuarjen poshtë penxheres. Gjithandej flasin për Berishën dhe për shfaqjen e tij majë penxheres, si një i dërguar nga Zoti “majë penxheres” për opozitën e tyre.

E duan aty majë penxheres, ndërkohë që ata mendojnë se duke glorifikuar poshtërimin e tij, janë në rregull me elektoratin e tij.

Është kjo arsyeja që Berisha po bezdiset dyfish prej tyre. E para, që përdorin poshtërimin e tij si një mënyrë për t’u identifikuar me të dhe e dyta, që po përpiqen ta zëvendësojnë atë në fushën e betejës, ndërkohë që ai betejën e do poshtë penxheres, tek rrugica.

Ndaj dhe nuk është e largët dita që do ta lëshojnë nervat. 

Aksioni i tij politik nuk ka të bëjë as me normalizimin, as me prodhimin e udhëheqësve të rinj, as me talljen me bashkimin. Ai do që opozita të jetë në dorë të tij dhe jo në dorë të atyre që bëjnë sikur i qajnë hallin. Dhe që të jenë në dorë të tij, duhet të vijnë çdo natë poshtë penxheres. Dhe nuk është e largët dita që do t’ua heqë vështrimin dhe bekimin për të shkuar qytet më qytet duke i qarë hallin atij majë penxheres, pa ardhur kurrë poshtë penxheres. 

Ndryshe nga ata, Berisha nuk e do bashkimin e opozitës për të mundur Edi Ramën, por për mos u dukur vetëm. Që të mos duket vetëm, i duhen poshtë penxheres, jo duke i marrë atij pushtetin duke lavdëruar shfaqjen e tij majë penxheres. 

Ndaj është mirë që ata që nuk shfaqen poshtë penxheres, t'ia kursejnë lëvdatat për shfaqjen majë penxheres. Se përveçse i duket sikur tallen me një plak të mbyllur brenda, i duket sikur po i futen në pronën e vet në parti, përmes penxheres së tij./TEMA/

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bariam Memo TIFOZI NR NJË I PARTIZANIT NGA FSHATI STARJE I: 27/03/2024 21:42

    ATA E KANË NË TEREZI O MERO. ATHEU YNË I DASHUR, JA QË NXORI EDHE MASKARENJ!! PO PSE NUK THUA,NJË HERË O MERO: KUR KAPEN ATLLARËT SHKELMAT I HANË GOMARËT!!!TË RROJË MASKARALLËKU MERO!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?