Mero Baze: Më në fund disa meritokratë në krye të qeverisë

4 Shtator 2023, 19:41| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 08:53

  • Share

Katër emrat e rinj që hynë në kabinetin e Edi Ramës janë për herë të parë katër njerëz që kanë bërë vet historinë e tyre. 

Ervin Mete, ministri i ri i Financave, është nga të paktët prurje të Universitetit më te famshëm të botës, Harvard, në Shqipëri, i cili ka ndjekur një nga një shkallët e karrierës politike dhe administrative me një përkushtim profesionisti. Ai ka pasur disa poste të larta në administratën e shtetit, përfshi dhe zëvendësministër financash dhe së fundmi ka qenë drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Aftësia e tij për të strukturuar punët në institucionet ku ka punuar është e spikatur, duke i dhënë atij identitetin e një burokrati modern financash, i cili me siguri do ta çmendë Edi Ramën, me vështirësinë për të firmosur çdo letër që i vënë para.

Igli Hasani, ministri i ri i Jashtëm, është po ashtu një diplomat i shkëlqyer shqiptar, i shkolluar mirë në Akademinë Mbretërore në Britaninë e Madhe, dhe që ka qenë pjesë e administratës së lartë të shtetit shqiptar deri ambasador i OSBE në Vjenë.

Prej aty ai dha dorëheqje pasi OSBE i besoi postin e koordinatorit Ekonomiko-Ambiental të OSBE-së, pozicioni më i lartë i mbajtur ndonjëherë nga një shqiptar në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. 

Ai po ashtu shkëlqeu si diplomat në vitin që Shqipëria kishte kryesimin e OSBE, duke lënë një imazh të mirë tek gjithë partnerët ndërkombëtarë.

Arbër Mazniku është po ashtu një njeri i rritur politikisht në rrugë, dhe një profesionist i zoti, që u del zot debateve publike në të gjitha postet e zyrtarit të lartë ku ka qenë si zëvendësministër apo nënkryetar bashkie, ndryshe nga ministra dhe zyrtarë që fshihen nga debati publik.

Detyra e tij e re si ministër i Pushtetit Lokal, është një hap normal dhe i sigurtë, që e plotëson atë politikisht.

Ministrja e re e Shëndetësisë, vjen po ashtu nga një përvojë e gjatë dhjetëvjeçare si drejtoreshë e Administratës Publike të Shqipërisë, në krye të një institucioni i cili ka pasur këto dhjetë vite suksese dhe dështime të cilat kanë turbulluar politikën shqiptare.

Lëvizjet e tjera brenda qeverisë, natyrisht që nuk janë ndonjë lajm i ri, por dhe ato përpiqen të ruajnë profilin e disa politikanëve që kanë ende çfarë të japin.

Shumica e kryeministrave, por sidomos Edi Rama, nuk gabojnë kurrë kur heqin njerëz, por kur emërojnë njerëz. Këtë radhë të paktën i shpëtoi këtij rregulli.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 05/09/2023 14:38

    Vazhdo freskun Mero vazhdo se e qan kete pjese

    Përgjigju
  • MBA: 05/09/2023 11:00

    njeri me nje master te lodhur (qe ta shesin si inxhinier aerospacial), tjetri me shkolle private angleze ku gjysma e shqipove shkojne per te be letrat, tjetra me pune sociale qe ka shit per 10 vite vende pune ne shtet, dhe mazniku me 8 klas. por meros kta i duken gjeni se aq tru ka per vete

    Përgjigju
  • Dmth: 05/09/2023 05:00

    Këta e meritonin. Çfarë trushpëlarje

    Përgjigju
    • Asnjë: 05/09/2023 09:45

      Nuk e meriton, por duhet të tregojnë sa vlejnë ose ik.

  • jola: 04/09/2023 23:42

    Ervin Mete djali i prokurorit Bilbil Mete o do studionte ai në perëndim o kush tjetër...

    Përgjigju
    • Erti: 05/09/2023 09:47

      Po studioi në perëndim apo pagoi miku i babait në perëndim për këtë?

  • Elina: 04/09/2023 21:59

    Ministri I ri I Ekonomise eshte shefi I kabinetit te sh ministrit arben ahmetaj. Nuk kishit ndonje kandidat tjeter, por kete qe eshte i lidhur me ahmetaj? Cfare behet keshtu?

    Përgjigju
    • Genti: 04/09/2023 23:14

      Ky zotëria nuk dinte të drejtonte AMF-në, jo më Ministtinë e Financave.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?