Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve në PD

Mero Baze: Lista e Lulit ka ndëshkuar 'Komisionin Ruli'

9 Mars 2021, 00:09| Përditesimi: 9 Mars 2021, 00:12

  • Share

TIRANË- Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, ka ironizuar listën finale të PD, ndërkohë që në të kanë hyrë gjithë kandidatët që “Komisioni Ruli” i përjashtoi nga mundësia për të qenë kandidatë për deputetë.

Tritan Shehu, Luan Baçi, Ervin Salianji etj, janë kandidatë në vende të sigurta, ndërkohë që Komisioni i kishte përjashtuar.

“Gjithë listën e kandidatëve që ka përjashtuar Komisini Ruli, me sa duket Luli e ka marrë si shenjë që duhen futur në listë dhe në vende të sigurta.

D.m.th Komisionin e paska ngritur për të kuptuar se çfarë nuk duhet të bëj me listat”, shkruan Baze

Pas publikimit të listës, nuk ka asnjë koment nga antarët e Komisionit.

Besnik Mustafaj ka pas deklaruar në fillim të punës se “ne nuk do të lejojmë të përdoremi për fasadë”, shkruan Baze.

Komisioni Ruli u ngrit si një mekanizëm për të spastruar deputetët që nuk meritonin, por në fund PD duket se spastroi vetëm listën e Komisionit Ruli.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?