Familja Berisha

Opinion

Mero Baze: Jugosllavët e vjetër të Tiranës dhe kompleksi i “apatrid-it”

10 Gusht 2021, 20:09| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 20:17

  • Share

Liri Berisha është pak a shumë si Bregoviçi. Nënën e ka serbe nga Beogradi, babain shqiptar të Malit të Zi, burrin shqiptar, kurse dhëndrin boshnjak.

Shqiptarët janë shumë të ndarë rreth kësaj familje. Ka mijëra njerëz që i urrejnë se janë vrarë prej tyre, ose janë rrënuar nga hakmarrje personale, të tjerë që nuk i durojnë dot si njerëz primitivë, dhe natyrisht plot të tjerë që i adhurojnë, si çdo militant.

Por as ata që i duan dhe as ata që i urrejnë, nuk e kanë me origjinën e tyre serbo-boshnjako-malazeze-shqiptare. E kanë me karakterin e tyre dhe më ato çfarë kanë bërë në këtë vend.

Në këtë pikë do të mjaftonte qëndrimi i shqiptarëve ndaj familjes së përzier sllavo- shqiptare të Sali Berishës, për të kuptuar dimensionin tolerant të saj dhe qasjen liberale që kanë ndaj origjinës etnike të një qytetari.

Por e kundërta ndodh me ata vetë. Përshembull Shkëlzen Berisha, njeri me gjyshe serbe të pastër, me gjyshe përzierje shqiptaro- bashnjake te Plaves, me fëmijë motre të përzier shqiptaro- boshnjake, i kompleksuar nga origjina e tij tërësisht jugosllave (dajës së vet i kanë pas thirrë Gim jugosllavi në Tiranë), ka disa ditë që përpiqet në portalin e tij të distancohet nga raca e tij, me një kompleks inferioriteti, që e kanë zakonisht gjithë “nacionalistët” ballkanas, që kanë gjak të përzier.

Rastet e nacionalistëve serbë që bënë maskara në emër të Serbisë mbi popujt e tjerë nga kishin vetë origjinën, janë të shumta. Aty përfshihet dhe Karaxhiçi, që ngjan aq shumë me Sali Berishën jo vetëm nga pamja, Mlladiçi, por dhe vet Millosheviçi. Kompleksi i të të mos qenit etnikisht i pastër, është një kompleks që prodhon krime në Ballkan. Familja Berisha e ka këtë problem.

M’u kujtua kjo sot, ndërsa më treguan një poster që shoqëron një humor kaps, siç mund të bëjnë Berishët humor, ku unë dhe 4 kolegë gazetarë shpalleshim si ideatorë të “Jugosllavisë së re”.

Ishte tipik emri me të cilin është rritur Shkëlzen Berisha, i zoti i portalit në fjalë. Ai është rritur me Jugosllavinë në shtëpi. Gjyshja e tij jugosllave ka qenë dy herë pjesëmarrëse në gjyqet ndaj “grave jugosllave në Tiranë”, më 1953 dhe 1976, natyrisht si dëshmitare, jo si e akuzuar, se ishte në anën e partisë.

Dhe duke u rritur si jugosllav i vogël në një shtëpi ku gjyshja flet serbisht, gjyshi atë boshnjakishten e Martinaj të Malit të Zi, nëna mban edhe emrin Slobodankë, dhe atë shqip Liri, dhe babai i ngjan me Karaxhiçin, komplekset e “aparteid-it” bëjnë punën e vet.

Në gjithë Ballkanin familje të tilla pa atdhe, janë familjet që marrin në dorë flamurin e nacionalizmit, për të fshehur krimet e tyre, dhe atë që u mungon, identiteti i tyre etnik, i cili në të vërtetë nuk është kurrfarë pasurie dhe nëse e ke të pastër ashtu siç nuk është fatkeqësi ta kesh të përzier, si e ka familja Berisha.

E gjithë kjo histori i bën këta të pështirë, pasi pikërisht komplekset e tyre e të mos qenit shqiptar, i nxisin të kalojnë në ekstrem dhe të bëhen qesharakë, duke mohuar origjinën e tyre.

Fatkeqësia e familjes Berisha nuk është se është një familje sllavo- shqiptare, apo më mirë të themi një familje jugosllave në Tiranë. Fatkeqësia e tyre është se janë hajdutë të damkosur, shantazhues të drejtësisë dhe minues të demokracisë në këtë vend.

Ky është i vetmi moment, kur nëse mendoj si nacionalist, duhet të besoj se i kanë bërë gjëmën Shqipërisë për shkak të përzierjes së tyre serbo-boshnjake-malazeze. Por kjo nuk është e vërtetë.

E kanë bërë se janë një familje kriminale. Dhe kriminelët janë njësoj si në Shqipëri, Serbi, Bosnjë apo Mal të Zi. Idiotët po ashtu.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Uji: 11/08/2021 03:29

    E ktheve mbrapsht tek “fajin e ka saliu”, sepse s’te eci me “fajin e ka albini”? :-) Pyetja eshte o Mero, si ngjitet nje qenie si Sali berisha dhe nje qenie tjeter si Edvin Rama ne qiejt e pushtetit shqiptar? Ky eshte ai gjenocidi qe kemi llafosur ne artikuj te tjere. Si PPSh ashtu dhe PD e PS po vazhdojne ende te kryejne gjenocid ne popullin shqiptar. Kjo eshte edhe frika e madhe serbe o mero, se nuk i rruhet serbise per ato pak meter katrore te Shqiperise. Serbia e ka lepurin ne bark, se historikisht, tek per tek me Shqiptaret, humbin. Dhimbja dhe frika me e madhe serbe esht ekspozimi i doktrines genjeshtare ne te cilen kane te bazuar te gjithe filozofine kombetare. Do e zberthejme genjeshtren serbe dhe te ashtu quajturen lidhje me kosoven, por do e bejme pak pas ditesh. Serbia eshte psikopatisht e fiksuar pas Shqiperise se eshte deshmia e gjalle e dobesise se saj. C’do gje shqiptare e “pervetson” duke e riquajtur serbe. Qe nga qeni i sharrit, me lahuten shqiptare, heronjte e saj dhe se fundmi kostumet popullore. S’e gelltit dot serbia qe gjithmone humb kundra ushtrive Shqipetare dhe pastaj i kthehet si derr popullsise civile dhe te pa armatosur. Kaq ben serbia. Sulmon pambrojturit.

    Përgjigju
    • @katarakti 2: 11/08/2021 12:51

      Po, ashtu sic thua ti eshte, por perseri, si i arrin dhe i mban majat e pushtetit Shqiptar nje qenie e tille sic e cileson ti? Nese eshte i semure, dhe qe eshte teper e veshtire, ne mos e pamundur te kundershtohet, si u lejua dhe si lejohet te qeverise? Une them qe Edit i duhet nje i tille si saliu qe ta fajesoje kur punet nuk i vene mire. Me daljen e saliut nga loja, Edi merr me shume vemendje se i nevojitet dhe i dalin ne pah te metat e qeverisjes se tij. Ja nje pyetje nese mund ti pergjigjesh....Saliu dogji mandatin para ca vitesh. Perse eshte perseri deputet dhe pa asnje pasoje ligjore?

    • katarakti 2: 11/08/2021 10:32

      Mero ka te drejte!Saliu si baba beri nje krim qe vetem njerez me shpirt vrasesi mund ta bejne! Futi femijet ne korrupsion! Ky njeri eshte ashtu sic thote artikull shkruesi! E ka patur tere jeten lepurin ne bark se nje dite do ta perbuznin per te kaluaren e tij gjysmake,te pa percaktuar! Por edhe shpirti i kriminelit Sali eshte unikal! Nuk mund te beje nje njeri normal inteligjent krimet e Saliut! Mundesia eshte qe eshte i semure psiqik plus keto qe thote Z. Baze!

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?