Ish-kryeministri Sali Berisha

Mero Baze ironizon Sali Berishën: Tani që ndërroi mendje për New York Times, të dorëzojë djalin para drejtësisë

3 Shkurt 2023, 15:45| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 15:51

  • Share

Gazetari dhe botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, ka ironizuar Sali Berishën, i cili në konferencën e së premtes ka përdorur prestigjozen The New York Times, si një mbështetëse për akuzat e tij ndaj Edi Ramës. 

Edhe pse gazeta e njohur nuk ka konfirmuar akuzat e Berishës, ky i fundit, e ka treguar si trofe një faqe të printuar nga edicioni online.

Pas tragjedisë së Gërdecit, The New York Times publikoi një shkrim bombë ku tregonte se si djali i Sali Berishës, Shkëlzeni ishte i implikuar në tregëtinë e paligjshme të fishekëve në Afganistan, por edhe në aferën që çoi në katastrofën e Gërdecit. Kur deputetët e opozitës, i treguan Berishës gazetën New York Times, Berisha e quajti atëherë si “letër higjenike”. 

Ndaj Mero Baze, ka shkruar sot në rrjetet sociale: “Sali Berisha duke treguar para gazetarëve letrën higjienike që quhet New York Times. Kështu e quajti kur New York Times akuzoi Shkëlzenin si arkitekt të tragjedisë së Gërdecit. Tani që ka ndërruar mendje që nuk është letër higjienike të paktën të dorëzojë djalin tek drejtësia”./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tana: 04/02/2023 01:09

    JE I MADH O MERO,,,,SA BUKUE E KE GJETUR....SALI KERMA PER TE SHPETUAR FAMILJEN E VET KRIMINALE ESHTE GATI TE BEJE GJITHCKA...

    Përgjigju
    • Arbërori: 04/02/2023 10:01

      Ka ken i madhë, por kur të rritet mendja ndodhë e kundërta

  • Artan: 03/02/2023 16:50

    si babai njesoj dhe i biri.Kriminela

    Përgjigju
  • Eni: 03/02/2023 16:44

    Do e merrni denimin qe meritoni

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 03/02/2023 16:42

    Zeni sypeshkaqeni bashke me Berishen duhet te ripen te gjalke me bixhak kane lyer duart me gjak.

    Përgjigju
  • Genti: 03/02/2023 16:38

    Ke bere edhe djalin si vetja mer njeri i poshter,ne burg te perfundoni te dy baahke.

    Përgjigju
  • Serena: 03/02/2023 16:27

    Kur te futet ky ne burg do shpeto me ne fund Shqiperia,se a mori frymen keti vendi krimineli.

    Përgjigju
  • Eri: 03/02/2023 16:11

    Berisha vetem burgun meriton,asgjë tjeter.Kriminel i poshter sa shume e ke rrenuar kete vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?