Edi Rama, fjalim në KiE

Mero Baze: Edi Rama po sulmohet sikur ka sulmuar opozitën këtu dhe Albin Kurtin në Kosovë e jo Dick Marty-n

13 Tetor 2022, 18:58| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 18:59

  • Share

Fjalimi i Edi Ramës në Strasburg nuk është i pakritikueshëm. Atë mund ta kritikosh, madje dhe ta sulmosh si politikan shqiptar apo gazetar, por nga pozitat e kundërshtarit të atij qëndrimi që mban Edi Rama. Beteja e Edi Ramës për të certifikuar falsitetin e raportit të Dick Marty është legjitim, pasi aty preket Shqipëria si bazë e atij trafiku. Përtej kësaj, ata që duan t’i thonë Edi Ramës rri larg Kosovës dhe mos u përzje në fatin e liderëve politik të Kosovës përballë drejtësisë, mund ta bëjnë. Ka sens t’i thuash një politikani mos i bëj presion drejtësisë, dhe akoma më shumë të dalësh po munde dhe në anën e drejtësisë kundër atyre që janë në Hagë.

Ky është pozicion legjitim i çdo kundërshtari të Edi Ramës. Por ana qesharake e sulmeve ndaj Edi Ramës është se Edi Ramën duan ta sulmojnë nga pozitat e patriotëve më të mëdhenj se Edi Rama në këtë rast. Ky është pozicion qesharak dhe i padobishëm për të gjithë.

Edi Rama e ka zënë atë pozicion me fjalimin e tij dhe qëndrimin e përsëritur pas asaj që bëri në OKB në Nju Jork. Ne mund të diskutojmë sa të duam nëse kjo gjë i bën mirë apo keq Edi Ramës, i bën mirë apo keq Shqipërisë, mirë apo keq Hashim Thaçit, por nuk mund të diskutojmë se me këtë qëndrim Edi Rama nuk ka qëndrim patriotik, se pastaj dukemi të gjithë idiotë.  Shpesh herë qëndrimi patriotik nuk është më i guximshmi. Madje në shumë raste është më i lehti. Më i guximshmi qëndrim në këtë rast është të jesh kundërshtar real i Edi Ramës në këtë qëndrim.

Kritikët e tij duhet të jenë më të guximshëm se ai dhe duhet të mbrojnë drejtësinë ndërkombëtare dhe t’i thonë Edi Ramës “Pusho”. Ky është qëndrim legjitim i tyre si kundërshtarë të Edi Ramës, i cili do guxim për ta bërë. Nëse nuk ka ndonjë të tillë, është mirë të mos flasin se bëhen qesharakë. Kritikat ndaj Edi Ramës duken më shumë si zili ndaj Edi Ramës se sa si qortim për të. Kjo nuk është kundër Edi Ramës, është pro tij, edhe si kritikë.

Nuk po flas për Berishën, se ai është gjithnjë në anën e kundërt të historisë sa i përket Kosovës. Qeveria e tij më 2006, një vit para pavarësisë së Kosovës, kërkonte pavarësi të kushtëzuar për Kosovën zyrtarisht përmes Ministrisë së Jashtme. Por e kam fjalën për ata që i ka kap zia se po u duket Edi Rama patriot.

Për një politikan normal modern shqiptar, Edi Rama mundet më lehtë si “patriot” se sa si i “moderuar”. Zija që ka rënë tek ca politikanë në Kosovë dhe të tjerë në Shqipëri, që nuk ja ka idenë fare përse flet Edi Rama, është tragjikomike.

Po të shikosh mbështetësit e Kurtit dhe Osmanit, duket sikur Edi Rama ka mbajtur fjalim kundër tyre dhe jo kundër Dick Marty. Po të dëgjosh këta në Shqipëri, duket sikur Edi Rama, përveç PPP-ve dhe tenderëve, u ka vjedhur dhe patriotizmin. Dhe i gjithë debati kundër tij, është se ai nuk është aq patriot sa duhet.

Problemi që ne kemi me Edi Ramën me këtë kurs është se është boll patriot, dhe mund të konkurrohet nga dikush që të jetë më pak “patriot”. Se për më shumë nuk ka vend, përveç Don Kishotëve që luftojnë me mullinjtë e erës.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 13/10/2022 23:45

    Tek e dègjoja duke folur para deputetève europianè, me ato "argumentat" tipike shqiptare qè askush tjetèr nuk i kupton, konstaton shpejt qè ky njeri èshtè SHUMÈ ZHURMÈ PÈR ASGJÈ. Politika e jashtme shqiptare, nuk egziston fare. Sorollatjet personale tè Edi Ramès, nuk fshehin dot mungesèn e njè strategjie kombètare nè politikèn e jashtme. Thènè shkurt,,,,gjykata e Hagès, do tè japè dikur vendimin e saj, bazuar mbi faktet dhe interpretimin e tyre ligjor. Ajo gjykatè, nuk ka nevojè pèr demagogjinè e njè kryeministri shqiptar, qè nè vèndin e tij, tregon me shembullin e tij çdo tè thotè tè jesh "shef" i rrumpallès. Qytetarèt e shtetit tè kètij njeriu, ikin nga sytè kèmbèt nga vèndi sepse NUK EGZISTON DREJTÈSIA nè Shqipèri, sepse askush nuk beson mè nè pèrrallat e kètij dèshtaku, sepse DINJITETI I QYTETARIT NUK EGZISTON. Vetèm Ymer Baze dhe Ymerèt e oborrit, shohin vetèm fitore nè budallallepsjet e Edi Ramès.

    Përgjigju
  • Ollga: 13/10/2022 21:47

    E kuptueshme qe propoganda ramiste te vazhdoje dhe kuroje imazhin mediokerr te nje teveqeli neokomunist te llojit rilindas. Raportet e miratuara nga KiE atakohen me prova, argumenta ligjore dhe deshmi. Dylberi i bllokut me gjithe oborr injorancen kombetare e cmojne si pafriotizem madje "ekstrem". Fakt objektiv eshte qe VV e Albin Kurti reagoi ashper dhe nuk mori pjese ne estraden per Gjykaten Speciale te Kosoves. Ndersa gastori asokohe i Kancelarise se Berlinit nxiste voten pro, sot, hipokriti sorosian pro SHBA ben be e rrufe dhe ve doren ne zjarr per mikun Hashim. Kuptojet qe Meroistet nuk shohin paralele me perojekjet ramiste per te goditur Kurtin dhe perkrahur te "luftes" me gjithe lukunine e korruptuar nga pas, sic eshte Pacolli & co. Se cfare frike ka nje zuzar byroje i Tiranes nga gjykimi i nje gjykate profesionale, kete nuk e dime. Qe nuk e qeth per Thacin dhe Veselin edhe kete e dime. Qe kur shikon Albinin ne sy shikon me qarte vetveten e korruptuar si trashegimi mediokrre komuniste, edhe kete e dime. Ndaj boll me keto pacavure patriotizmi dhe kini cik dinjitet per te verteten.

    Përgjigju
  • alfredi: 13/10/2022 20:14

    Një fjalim briland i guximshëm dhe me nivel të lartë intelektual.....!

    Përgjigju
  • Jorgo: 13/10/2022 19:36

    Kryeministri rama ne fjalimin e djeshem ka folur sakte ku ju ka dhene mesazhin shteteve te tjera qe kosova dhe shqiperia jane dy vende te pastra

    Përgjigju
  • Mili: 13/10/2022 19:34

    Rama gjithmone gati per ta mbrojtur Kosoven

    Përgjigju
    • Cubi: 13/10/2022 19:52

      Po kujt ja thot???????????? Kosovaet ne shumicen e tyre jan si ushtaret e sali ziut,ose si populli i 2 marsit. Ketu dihet qe shkenc te bej Rama nuk sherben. Absurditeti ska kufi.

  • Gesi: 13/10/2022 19:33

    Rama nuk ka sulmuar asnje ai thjeshte do te mbroje kosoven

    Përgjigju
  • beni: 13/10/2022 19:32

    si rama nuk ka per politika te jashtme

    Përgjigju
  • aldo: 13/10/2022 19:32

    Rama mbajti fjalimin me te bukur qe eshte bere nga ajo flotore dhe ka bere nje mbrojtje dinjitoze te kosoves e jo si ti e saliu o mero bazee

    Përgjigju
  • dea: 13/10/2022 19:32

    po sulmohet nga te paudhet se ata qe kan mend ne koke e lavderojne

    Përgjigju
  • Qazime: 13/10/2022 19:31

    Ju raft damllaja mi none mos ma shani ramen se shyqyr kena at se sdo kishim pa hajer

    Përgjigju
  • erii: 13/10/2022 19:30

    Po mos flit per gjera te kota more se skan pik lidhje keto qe thua ti

    Përgjigju
  • Dea: 13/10/2022 19:30

    Rama ka folur shume sakte dhe shume drejt per uck dje. Bravo i qofte

    Përgjigju
  • Kritikusi serioz: 13/10/2022 19:30

    Lajme leshi

    Përgjigju
  • Bora: 13/10/2022 19:30

    Ka qene nje nga fjalimet ku eshte folur shume fort per te padrejtesite ndaj uck

    Përgjigju
  • Sani: 13/10/2022 19:29

    Edi Rama nuk i trembet te vertetes por e brohoret ate

    Përgjigju
  • Elti: 13/10/2022 19:28

    Rama nuk mund te sulmohet se po e mbron shume fort Kosoven

    Përgjigju
  • Arbërori: 13/10/2022 19:27

    Edvin shkjau shqipfolës nuk e ka sulmuar Dik M. por e ka sulmuar Kosovën duke e mbrojtur serborusin….!

    Përgjigju
    • Lala: 13/10/2022 22:14

      A mole me B te madhe. Arberor molja .

    • Tahir tarfyci: 13/10/2022 19:58

      Ti arberor qenka me banim ne mitrovicen e veriut. Ti sditke cesht mbrojtja. Ty te bejm ftes te vish e tu bashkohesh ketyre shpellareve tan edhe digjni cfar gjeni para se vetem ate njifni.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?