Safet Gjici

Mero Baze: 'Bashkë (nuk) fitojnë' dot as ...karrigen e Safetit

25 Shtator 2023, 09:43| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 09:45

  • Share

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ka ironizuar rezultatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë” në Kukës, ku nga numërimi i më shumë se gjysmës së kutive, koalicioni opozitar ka marrë sa gjysma e kandidatit të Partisë Socialiste. 

Baze thotë me ironi se ky rezultat do ishte dhe më i keq, po të mos ishte “ndihma e madhe” që i ka dhënë Berishës bashkimi me grupin e Gazmend Bardhit dhe mos kandidimi i Bashës në Kukës. 

"Bashkë (nuk) fitojnë" dot ... as karrigen e Safetit. 

Merre me mend sa keq do ishte, sikur të mos qe bashkuar dhe Gaz Bardhi me Doktorin. 

Pale sikur të kishte kandiduar dhe Luli. 

Duket që nuk u ka bërë punë bashkimi. Provoni të ndaheni nga Berisha se mund t’iu bëjë më shumë punë”, shkruan ai. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 25/09/2023 10:14

    Mero mungonte Mona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?