Azem Hajdari

Mero Baze: Azemi nuk është shembull as për Berishën as për kundërshtarët e tij

12 Shtator 2023, 20:02| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 20:08

  • Share

Azem Hajdari nuk ka kë frymëzon sot në opozitë. Tipologjia e tij si politikan sot nuk përkon me asnjë profil politik në opozitë dhe me asnjë objektiv të grupeve të saj.

Azem Hajdari nuk mund të jetë shembull për grupin e Berishës, jo vetëm për faktin se Berisha është arsyeja e vdekjes së tij, por mbi të gjitha se gjithë betejën e tij tetë vjeçare në politikë, nga 1990 deri më 1998, ai e pati kundër Sali Berishës. Përjashto katër ditët e Dhjetorit që e kishte me diktaturën gjithë pjesa tjetër e jetës së tij ka qenë një luftë e përditshme herë e ftohte herë e hapur e herë shpërthyes vetëm kundër Sali Berishës. Dhe kjo ka zgjatur deri dy minuta para se të vdiste, kur ai e nxorri në prit, i bindur se Azem Hajdari i kishte sjellë hasmit e tij në oborr për të vrarë atë. Dhe kështu i përdori ata për të hequr qafe Azemin, të cilin e kishte më shumë problem se ata.

Grupi i Berishës, kërkon të mbijetoj në politikë kundër SHBA dhe perëndimit në tërësi, ndërsa Azemi është politikani që i hapi dyert pranisë amerikane dhe perëndimit në Shqipëri.

Grupi i Berishës po përpiqet ti  mbijetoj në politikë, duke përjashtuar atë pjesë të opozitës që është kundër Berishës, njësoj siç bënte Berisha dikur me Hajdarin dhe mbështetësit e tij.

Grupi i Berishës po përpiqet të mbijetojë në politikë, duke u fshehur pas Ilir Metës, ndërsa Azemi edhe pse u përjashtua nga Berisha prej PD, në Janar të vitit 1997, nuk pranoi kurrë të ikte nga partia dhe të fshihej pas grupimeve të tjera.

Por këto dhe shumë arsye të tjera, Azemi nuk është një shembull i mirë për Berishën, dhe grupin e tij, pasi edhe të vdekur e kanë kundër historinë e tij në çdo hap që hedhin.

Azem Hajdari nuk e ndihmon dot as Lulzim Bashën edhe pse këtij të fundit nuk i duhet dhe as ka marr mundin ta përdor. Profili agresiv i Hadarit është e kundërta e profilit urban të Lulzim Bashës dhe gjuhës së tij politike. Duke qenë një politikan pa shumë skrupuj, Hajdari sot, nëse do të ishte në vend të Lulzim Bashës, do ta kishte nxjerr prej leckash Berishën nga zyrat e SHQUP, dhe mos o zot, mund ta kishte rrahur dhe vet. Le më pastaj nëse do të kishte kaq mbështetje nga Perëndimi sa ka Basha, ai do ta bënte Berishën mos të dilte më as në TV e djalit të vet.

Grupin e Gaz Bardhit po ashtu nuk e ndihmon dot shembulli i tij, pasi ata janë tani një grup servilë i Berishës. Pak a shumë si Tritan Shehu më 1997, i cili formalisht ishte kryetar i PD dhe kishte përjashtuar Azemin nga partia, por kur e takonte në kafe i hidhej në qafë . Kështu ndodhi një herë ndërsa unë me Azemin dhe Ylli Rakipin pinim kafe në Rogner, kur Azemin sapo e kishin përjashtuar dhe Tritani në krah me një investitor italian po fliste pa pushim italisht dhe na përshëndeti gjithë dashuri.

-Po çkeni me këtë Azemin që e përjashtuat, i thashë unë.?

-Azemin,... skemi gjë me Azemin,... Azemin e  kam mik, ...si je Azem mirë,... nga shtëpia mirëë...

Shpejtësia me të cilën fliste ishte e krahasueshme me një robit të kurdisur.

Azemi nuk e ktheu kokën fare prej tij vetëm ngriti pak zërin dhe tha:

-Ik or Tritan se sa vet të mblidhen ty në Shesh Skënderbej mua më mblidhen në Mirditë kur më bie goma e makinës.

Pak a shumë kështu është Grupi i Bardhit sot.

Ndaj lodhen kot në hipokrizinë  e tyre për të përkujtuar Azemin. Sidomos Berisha që e ka vrarë vet. Nuk i hynë në punë për asgjë, vetëm sa u kujton të gjithëve një armik të tij. Të tjerët të paktën nuk e njohin dhe as e përkujtojnë, pasi nuk u duhet. Dhe mirë bëjnë. Ashtu dhe ai është më i qetë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushnja1: 13/09/2023 08:06

    Azemi ishte një kuqe gomari dhe mori atë që kërkoi po pse nuk venë ta takojnë këta të tjerët se loshi që e takoj i fundit mbi dhe e takoi dhe i pari nën dhe

    Përgjigju
  • Turi: 12/09/2023 21:46

    Azemi nukbishte gje tjeter vec nje ordineri si te gjithe politikanet e vendit qe ishte i perfshire ne trafikim armesh dhe vrasje personash si jane te perfshire gjithe maskarenjte e tjere politikane qe duhen asgjesuar si puna e atij kurse ju e beni hero sa turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?