Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi

Mero Baze: Çfarë duhet të sqarojë Kryemadhi për drejtësinë shqiptare?

15 Mars 2023, 18:24| Përditesimi: 15 Mars 2023, 18:26

  • Share

Euroreproter, një media me qendër në Bruksel, ka publikuar një shkrim rreth ndikimeve ruse në Ballkan, me gjëra që kryesisht ka qenë të njohura dhe më parë. 

E reja e shkrimit ishte, se kjo media publikoi dy faksimile të transfertave bankare që provonin dy gjëra të rëndësishme. E para, që Monika Kryemadhi ishte paguar si ortake nga një kompani pas së cilës qëndrojnë disa oligarkë rusë, dhe e dyta, që Kryemadhi rezulton të ketë llogari bankare në së paky dy banka të huaja, një në Zvicer dhe një në Andora.

Gjërat e tjera të shkruara ishin të njohura dhe më parë në Shqipëri.

Pavarësisht se si do shkojë beteja ligjore e Kryemadhit me median ne fjalë, ato dy dokumente mbeten për t’u hetuar nga drejtësia shqiptare. Organet e drejtësisë në Shqipëri duhet të sqarojnë disa gjëra të thjeshta.

A i ka deklaruar këto dy numra llogarie Monika Kryemadhi në deklaratën e saj të pasurisë?

A i ka deklaruar ajo lidhjet me këto kompani, pasi në përshkrimin e pagesës flitet për pagesë dividendi si bashkëpronar?

Pas deklarimeve të zonjës Kryemadhi për këto dy zhvillime, pastaj duhen bërë hetime të thelluara nga drejtësia jonë për këtë çështje, e cila nuk është vetëm çështje e ndikimit rus në Shqipëri, por mbi të gjitha një histori që bie ndesh me legjislacionin shqiptar për personat me pushtet dhe deklarimin e pasurisë së tyre.

Problemi bëhet edhe më i rëndë, pasi këto veprime janë kryer ndërkohë që Ilir Meta/j ka qenë president i Shqipërisë dhe ndikimi rus përmes pagesave për gruan e tij, dhe akoma më keq, mundësia që ajo të jetë bashkë-aksionere me ta, është një minim i sigurisë kombëtare.

Shpresojmë që ish- presidenti të mos distancohet nga gruaja, siç po bën Berisha me Bashën, dhe t’i ngrejë komision hetimor në parti, ku i ka çuar gruaja lekët.

Nëse kthehemi pas në kohë, e kemi të qartë retorikën anti-perëndimore të Ilir Metës në atë kohë, frymëzimin e tij për protesta në Shqipëri dhe mediat ruse që raportonin live me korrespodentë specialë nga Tirana për revolucion, duke ndërprere lajmet në Rusia Today, a thua se Shqipëria ishte në qendër të trazirave në botë. 

Tani SPAK i ka në dorë dy faksimilet e transfertave. Nën shembullin e arrestimit të një zyrtareje të mesme si Ada Klosi, të cilës i ka vjedhur pastruesja lekët që nuk ka deklaruar, tani për gruan ish- presidentit që dalin pagesa ruse, duhet shumë herë më tepër përkushtim.

Krimi është shumë herë më i madh dhe shumë herë më i rrezikshëm dhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatkar Gazi MERSEPE Çafaj: 15/03/2023 19:05

    O Mero Baze ti ke plotësisht të drejt po si mendon ti që so ti ndodhin gjë Monika KOK lopës ? As edhe ndonjë gjë që Edi zu ndodhin ksaj monstre fshatare. Sepse Shqipria ska drejtësi po ka pa drejtësi. Prandaj dhe është në ktë gjëndje Shqipria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?