Bota

Merkel vë në dyshim perfeksionizmin gjerman pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, bën thirrje për masa më të ashpra

29 Mars 2021, 13:00| Përditesimi: 29 Mars 2021, 16:21

  • Share

Rritja e konsiderueshme e rasteve me COVID-19 dhe vonesat në vaksinim  bënë që kancelarja gjermane të kritikojë disa guvernatorë të cilët nuk kanë shtrënguar mjaftueshëm masat kufizuese. Merkel i dha deklaratat, gjatë një intervistë të dielën ku ajo pranoi se ishin bërë një sërë gabimesh gjatë përballjes me pandeminë, përfshirë planet për një bllokim pesë-ditor të Pashkëve që u tërhoq më vonë.

"Ne tani duhet të vendosim masat e duhura me shumë seriozitet. Disa shtete e bëjnë këtë, të tjerët nuk e kanë bërë ende," tha Merkel.

Disa guvernatorë janë kundër aplikimit të masave kufizuese të rëna dakord më parë kur infeksionet ishin janë më të larta se 100 për 100,000 njerëz.

Merkel gjithashtu bëri thirrje për më shumë fleksibilitet në lidhje me masat kufizuese, duke deklaruar se gjermanët kishin një prirje drejt "perfeksionizmit".

"Ndoshta ne jemi shumë perfeksionist nganjëherë dhe duam të bëjmë gjithçka siç duhet, padyshim kush bën një gabim gjithmonë përballet me kritika publike. Por duhet të ketë edhe fleksibilitet. Ky është një atribut që ne si gjermanë ndoshta duhet të mësojmë pak më shumë, së bashku me prirjen tonë për perfeksionizëm" tha Merkel.

Merkel deklaroi se deri në fund të verës ka si qëllim që ta vaksinojë të rriturit, por deri më tani vetëm 10% e popullsisë ka marrë një dozë të parë të vaksinës.

Merkel, e cila nuk do të kandidojë në zgjedhjet e shtatorit, është përballur me mbështetje në rënie në bazë të sondazheve të fundit dhe pavarësisht kufizimeve, infeksionet janë rritur.

Që nga fillimi i pandemisë, vendi ka regjistruar pothuajse 2.8 milion raste të konfirmuara nga COVID-19 dhe 75,913 viktima.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?