Angela Merkel

Merkel: Nuk do të shkojmë askund me shpresën, qeveria gjermane paralajmëron masa të reja anti-COVID

8 Dhjetor 2020, 14:16| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 14:21

  • Share

GJERMANI- Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel ka paralajmëruar se do të merren masa më të ashpra për sa i përket COVID-19.

Ajo e dha lajmin në mbledhjen që pati me anëtarët e partisë demokratike ditën e hënë, duke theksuar se do të përforcohen masat aktuale kufizuese me qëllim shmangien e grumbullimeve përpara Krishtlindjeve.

“Nuk do të shkojmë askund me shpresën”, duke nënkuptuar se duhen marrë masa drastike dhe shtrënguese për mbajtjen e situatës nën kontroll

Qeveria gjermane është përgëzuar për mënyrën e përballjes me virusin por pavarësisht kësaj përsëri shifrat e infektimeve në vend me COVID-19 mbeten ende të larta.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?