Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kronikë

Merkel më 14 shtator në Shqipëri, ambasadori gjerman në Tiranë takon Bashën

6 Shtator 2021, 15:03| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 19:00

  • Share

TIRANË- Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf  ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, raporton se takimi është zhvilluar në selinë blu dhe vjen pak ditë para se të vijë në Shqipëri, kancelarja Angela Merkel.

Mendohet se pikërisht kjo vizitë e rëndësishme e kancelares gjermane në 14 shtator, në kuadër të procesit të Berlinit, të jetë temë e diskutimit mes Zingrafit dhe Bashës. Nuk dihet ende nëse Merkel do të ketë në axhendën e saj takimin me Lulzim Bashën, por nuk përjashtohet mundësia që kryedemokrati të ketë bërë një kërkesë të tillë. Vetë Basha ka thënë më parë se do të njoftojë ndërkombëtarët për masakrën zgjedhore që sipas tij u bë më 25 prill.

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë më 14 shtator Tiranën. Merkel pritet të vizitojë  Shqipërinë për të takuar liderët e  Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?