Merkel mban premtimin, jep 4.5 mln
€ për konviktet në Qytetin Studenti

21 Prill 2016, 14:08| Përditesimi:

  • Share
4.5 milion euro do të investohen nga Gjermania në Qytetin Studentin.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffman firmosën sot marrëveshjen për financimin me grant 4.5 milion euro të rinovimit të konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës së energjisë.

Hoffman deklaroi se financimi i këtij projekti vjen pas premtimi të kanceralres Merkel gjatë vizitës së saj në Tiranë, më 8 korrik 2015.

“Bëhet fjalë për një grant të palës gjermane, pra jo për një kredi. Gjermania ka një përvojë të konsiderueshme në rinovimin e ndërtesave me eficencë energjie, qoftë lidhur me teknologjitë, qoftë përsa i përket financimit përmes KfW-së. Konsumi i energjisë do të reduktohet dukshëm- Buxheti i Shtetit do të jetë më pak i ngarkuar dhe klima do të mbrohet. Rinovimi i të gjithë Qytetit Studenti, sigurisht, do të kërkojë shumë më tepër mjete financiare. Në fund të Majit, Gjermania dhe Shqipëria do të diskutojnë nëse më tej do të mund të merren në konsideratë kredi të buta për këtë qëllim. Eksperti i KfW ka nisur që tani me inspektimin e 5 konvikteve”, theksoi ambasadori.

Ndërsa, ministri Gjiknuri tha se “Gjermania është pioniere e asistencës së Shqipërisë përsa i përket eficencës së energjisë elektrike”.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?