Merkel harron maskën në foltoren e Bundestagut, vrapon për ta marrë (VIDEO)

18 Shkurt 2021, 11:03| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 11:07

  • Share

Ende të pamësuar mirë me realitetin e ri, edhe pse ka kaluar pothuajse një vit qëkur ka filluar pandemia, të gjithëve na ka ndodhur në një moment që të harrojmë përdorimin e maskës. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Kancelares gjermane Angela Merkel , pas një seancë parlamentare.

Episodi i referohet disa ditëve më parë, kur Merkel foli para Bundestagut duke bërë autokritikë mbi kohën e reagimit ndaj përhapjes së COVID-19 në Gjermani.

 "Ne nuk e bllokuam jetën publike mjaft herët, ndërsa kishte shenja të një vale të dytë dhe paralajmërime nga shkencëtarë të ndryshëm," tha Kancelarja në 11 Shkurt.

Pastaj në fund të fjalimit ajo u kthye të ulej në vendin e saj, duke lënë maskën personale në foltore. Sapo vuri re harresën, Merkel shpejt u kthye për të marrë përsëri maskën, por reagimi i saj ka ngjallur reagime të shumta, duke bërë videon virale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?