Ligji hungarez që ndalon përmbajtjen arsimore për komunitetin LGBTQ, homoseksual, lesbik, biseksual dhe trans seksual për fëmijët është i "gabuar", është shprehur kështu kancelarja gjermane Angela Merkel.
"Në bazë të asaj se si unë e kuptoj politikën, ky ligj është i gabueshëm", tha Merkel, duke iu përgjigjur pyetjes së një deputeti të parlamentit në lidhje me këtë çështje.
Sipas Merkelit, ligji i ri ndikon në lirinë e arsimit dhe në aspektin politik ajo e kundërshton atë.
Ligji u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet tjera, që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualiteti dhe një ligj i tillë zbatohet edhe për reklamat.
Më herët, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka dënuar ligjin duke e quajtur atë një "turp" që është në kundërshtim me vlerat e BE-së.
Pesëmbëdhjetë vende anëtare të BE-së kanë shprehur "shqetësimin e tyre" për ligjin anti-LGBTQ të Hungarisë, për të cilën Budapesti deklaron se përmes këtij ligji po i mbron fëmijët.
Lajmi kryesor: