KF Tirana

Merkato e bllokuar, Tirana rikthen nga huazimi sulmuesin 19-vjeçar

1 Shkurt, 14:19
  • Share

Tirana humbi javën e fundit 3-4 ndaj Skënderbeut në shtëpi dhe në fushë u pa nevoja që ekipi ka për përforcime. Me merkaton të bllokuar nga FIFA për shkak se bardheblutë kanë borxhe të pashlyera kundër ish-lojtarëve, drejtuesit kanë përdorur një taktikë të re.

Nën urdhërat e Julian Ahmataj së fundmi është vendosur edhe Dijar Nikqi, 19-vjeçari i sulmit që pjesën e parë të sezonit e kaloi në huazim te Teuta, aty ku iu besuan vetëm 28 minuta në tre ndeshjet e Superligës.

Tanimë me nevojën urgjente në repartin e avancuar, te Tirana kanë ndryshuar strategji dhe kanë rikthyer Nikqin. I dalë nga moshat e Laçit, Nikqi kaloi te Tirana në janarin e 2022 ku mori minuta në ekipin e parë dhe tregoi formë të mirë.

Shitjet e Florent Hasanit dhe Kainës këtë merkato, nxitën drejtuesit bardheblu që të afronin një sulmues nga huazimi, duke qenë se merkato e tyre vijon të jetë e bllokuar.

Dijar Nikqi

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?