Chelsea duke festuar golin

Merkato/ Chelsea blen me ritme të frikshme, tjetër rekord! Tottenham shpenzon 45 mln për një anësor, Paris SG presion Interit për Skriniar

29 Janar 2023, 12:14| Përditesimi: 29 Janar 2023, 12:22

  • Share

Merkato e janarit ka hyrë në ditët dhe orët e fundit, pasi 31 janari vulos përfundimisht gjithçka. Për rrjedhojë klubet që nuk kanë qenë të kënaqura deri më tani po nxitojnë të mbyllin marrëveshjet edhe pse merkato e janarit cilësohet si tepër e vështirë.

Një nga ana që ka mbyllur një marrëveshje në orët e fundit është Tottenham. Klubi anglez që drejtohet nga Antonio Conte-n ka marrë nga Sporting Lisbona Pedro Porro-n, anësorin e krahut të djathtë i cili luan si mbrojtës, por me raste edhe sulmues. Të shtunën 23-vjeçari spanjoll përshëndeti tifozët e klubit portugez, ndërsa sot do jetë në Londër për të firmosur kontratën e re deri më 2028.

Sakaq Paris SG po negocion me Interin për të marrë që në janar mbrojtësin Skriniar. Ky i fundit ka vendosur të mos rinovojë kontratën që i mbaron në verë me Interin, ndërsa tani është zbuluar se që në korrik të 2022 ka firmosur me Paris SG. Palët në çdo rast do bashkohen në verë, por Paris SG e do që në janar. Për këtë arsye janë ofruar 10 milionë euro, por Inter kërkon 20 për 5 muajt e mbetur. Në verë zikaltërit refuzuan 50 mln euro për shërbimet e Skriniar, me shpresën se ai do rinovonte.

Ndërkohë Chelsea ka prezantuar 19-vjeçarin Malo Gusto të blerë nga Marseille në Francë për 30 milionë euro. Anësori i krahut të djathtë është blerja e fundit e londinezëve në këto sesion merkato, që ashtu si në verë kanë shpenzuar shifra rekord për përforcimin e klubit pavarësisht se janë në pozicione aspak komode. Gati 190 milionë paund kanë shpenzuar londinezët në janar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?