Foto ilustruese

Merimanga më helmuese në botë gjendet në mesin e bananeve në një dyqan në Austri

13 Gusht 2023, 12:16| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 12:19

  • Share

Një supermarket austriak rihapi dyert të premten pasi u mbyll për tre ditë për shkak të një merimange ekzotike tepër të rrezikshme që u gjet në mes të bananeve.

Punonjësi i një dyqani në qytetin austriak të Krems, që ndodhet afër Vjenës, u trondit kur pa një merimangë 10 centimetra të gjatë në një arkë me banane në fillim të turnit të tij këtë të martë.

Përshkrimi i tij përputhej me merimangën endacake braziliane, e cila njihet si një nga më të rrezikshmet dhe gjendet shumë nëpër banane.

Me fjalë të tjera është një nga merimangat më helmuese në botë.

Dyqani u mbyll menjëherë dhe të gjitha bananet u hodhën tutje. Të gjitha ushqimet e tjera të freskëta u kontrolluan dhe dyqani u pastrua dhe dezinfektua tërësisht.

Pas një kërkimi tre-ditor që përfshinte punëtorë, zjarrfikës, ekspertë merimangash dhe pastrim, merimanga endacake nuk u gjet ende.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?