Koronavirusi/ MEPJ: Britania e Madhe shtyn vizat për shtetasit shqiptar që u skadon afati

26 Mars 2020, 20:00| Përditesimi: 27 Mars 2020, 09:28

  • Share

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të ketë shtyrje të vizës për të gjithë shtetasit shqiptar të cilët nuk do të mund të kthehen në vend për shkak të situatës nga koronavirusi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptar se masa do të aplikohet për secilin shtetas të cilit viza i skadon pas 24 janarit dhe që s'mund të largohet për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit.

“Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, se autoritetet angleze kanë njoftuar për shtetasit e huaj, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19 do të ketë zgjatje të vizës.

Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga vendi (MB) për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

MEPJ udhëzon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në këtë situatë, të kontaktojnë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës së e-mailit [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar”, thuhet në njoftimin e MEPJ.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?