Foto ilustruese

MEPJ njoftim të rëndësishëm për shoferët e kamionëve që kalojnë tranzit në Bullgari

28 Mars 2020, 18:09| Përditesimi: 28 Mars 2020, 18:10

  • Share

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon shtetasit shqiptarë se autoritetet bullgare kanë vendosur masa parandaluese edhe për drejtuesit e kamionëve.

Drejtuesit shqiptarë të kamionëve, të cilët do të kalojnë tranzit në territorin bullgar duhet të respektojnë afatin 24 orësh për të dalë nga Bullgaria, pasi në të kundërt ata duhet të vendosen në karantinë të detyrueshme 14 ditore.

Kundrejt drejtuesëve të cilët nuk do të respektojnë rregullat e karantinës, do të merren masa ndëshkuese.

Në rastet e nevojës për asistencë, shtetasit shqiptarë të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Bullgari në numrin +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail [email protected].

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?