Tenderi 400 mijë dollarësh i FSHZH, Salianji: Thellohet skandali, i përfshirë djali i Dritan Agollit! Inkurajojmë SPAK të hetojë korrupsionin

2 Shkurt 2022, 16:18| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 17:07

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në lidhje me skandalin e tenderit prej 400 mijë dollarësh që i është dhënë kuzhinierit Alfio Rrotani nga kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

“Pak ditë më parë denoncuam se si Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka dhënë 500 milionë lekë për përgatitjen e një menuje trandicionale. Bëhet fjalë për një tender për hartimin e menusë së projektit të “100 fshatrave” dhe realizimin e një dokumentari. Për këtë tender janë paguar plot 500 milion lekë dhe i përzgjedhur nga FSHZH është kuzhinieri Alfio Rrotani.”-shprehet Salianji.

Salianji, deklaron se pak ditë më parë kanë denoncuar FSHZH-në se ka dhënë 500 mln lekë për përgatitjen e një menuje tradicionale, por sipas tij skandali thellohet akoma më shumë nga përfshirja e Rrotanit, i cili ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar”, që është në pronësi të Flladi Agollit, djalit të vetë drejtorit të FSHZH, Dritan Agolli i cili ka bërë tenderin.

“Përvec tenderit të ekzagjeruar, skandali thellohet edhe më shumë nga përfshirja e Rrotanit, i cili ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar”, që është në pronësi të Flladi Agollit, djali i vetë drejtorit FSHZH Dritan Agolli që ka bërë tenderin. Sot kjo çështje është marrë nën hetim nga SPAK dhe qytetarët shqiptarë presin transparencë për kostot e dyshimita të tenderit, për procedurën e ndijekur, e cila ka favorizuar kompaninë me ofertën më të lartë, dhe sidomos për lidhjet që drejtuesi i këtij institucionit ka me fituesin e tenderit.”-thotë ai.

Sakaq, Salianji thotë se shqiptarët presin transparencë nga SPAK për kostot e dyshimta të tenderit, për procedurën e ndjekur, e cila ka favorizuar kompaninë me ofertën më të lartë,  dhe sidomos për lidhjet që drejtuesi i këtij institucionit ka me fituesin e tenderit.

“Përtej justifikimeve të vonuara të drejtuesit të këtij institucioni, kjo listë gatimesh prej 500 milionë lekësh, për qytetarët shqiptarë përfaqëson një shuplakë përballë një relaiteti ekonomik të vështirë, e për një pjesë të madhe të papërballueshëm, deri në kushtet e mbijetesës. Sepse ndërkohë që zyrtarë të korruptuar shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Europë, me me skema të tilla si kjo menu 500 milionëshe, njerëzit e ndershëm të këtij vendi vujanë varfërinë e krijuar nga korrupsioni i kudondodhur apo braktisjen nga një qeveri që prioritet ka klientët dhe jo qytetarët, siç ishte rasti dramatik i zonjës që humbi jetën pak ditë më parë në qarkun e Fierit, e cila kishte 1 vit pa energji elektrike. Kjo ndarje gjithmonë e më e thellë midis shumicës dërrmuese të njerëzve që jetojnë ndershmërisht dhe një pakice makute, përherë e më të vogël, që pasurohet duke shpërdoruar taksat e shqiptarëve, është ilustrimi më i qartë se si korrupsioni, që shkon nga një listë gatimesh me vlerë prej 500 milionë lekësh, deri të megaskandali i inceneratorëve, është kthyer në armikun më të egër të mirëqenies së shqiptarëve.  Ndaj ne përshëndesim vendimin e SPAK për të nisur verifikimet për këtë tender skandaloz dhe i inkurajojmë t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje. Lufta ndaj korrupsionit është një prioritet kombëtar, si e tillë duhet të trajtohet nga institucionet e drejtësisë që kanë për detyrë të mbrojnë mirëqenien e qytetarëve përballë një pushtetit arbitrar dhe klientelist që vepron në mëyrë të paligjshme. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”-deklaron Salianji.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vënë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, pas zbulimit të skandalit se i dha tenderin 400 mijë dollarë kuzhinierit që punon me djalin e tij, Alfio Rrotanit. Mësohet se Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.

SPAK ka sekuestruar dosjen e këtij tenderi dhe ka urdhër bllokimi për bankat për të kaluar transfertën dhe nuk dihet nëse 400 mijë dollarëshi është kaluar apo është vetëm vlera e tenderit. Dyshohet se paratë kanë kaluar fiktivisht te Rrortani dhe pasi kompania e tij ka fituar tenderin, paratë mund të jenë paguar në formë e ryshfetit te Flladi Agolli. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?