Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu

Menjëherë pas spektaklit të BB VIP, Arbana Osmani surprizon Xhemin në shtëpinë e saj

4 Janar 2023, 13:55| Përditesimi: 4 Janar 2023, 16:51

  • Share

Arbana Osmani surprizën mikeshën e saj të ngushtë pasi ka ditëlindjen dhe këtë e bën menjëherë pasi përfundon natën e spektaklit “Big Brother Vip 2”. Pas natës së lodhshme mbi taka dhe programit të drejtpërdrejtë deri në mesnatë, Arbana Osmani ka shkuar te shtëpia e Xhemi Shehut, shoqes së saj të ngushtë, pasi Xhemi ka ditëlindjen. Ajo e ka surprizuar mikeshën e saj me një tufë me lule dhe dedikim zemre përmes rrjeteve ë saj sociale, siç e ka bërë edhe më parë.

 Moderatorja e dashur për publikun ka shpërndarë sot disa foto të tyre dhe një video të filmuar mbrëmë në shtëpinë e Xhemit. Kjo e fundit duket se është surprizuar vërtet nga ardhja e mikes së saj me një buqetë me lule për ta uruar.

“Gezuar ditelindjen vajzes me speciale qe kam fatin ta kem shoqe, moter, zemer. I love you. (P.s Swipe për të parë ku vrapova mbrëmë pas showt)”, shkruan Arbana.

 

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?