Menduat se ishte larguar nga muzika përgjithnjë? Ylli i popit Rihanna na paska rezervuar një surprizë

27 Tetor 2022, 09:17| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 09:26

  • Share

Ylli i popit Rihanna nuk ka publikuar këngë të re prej gjashtë vitesh. Album i saj i fundit ishte "Anti" në vitin 2016. Por, pavarësisht mungesës së saj në skenën muzikore, ajo ka qenë e zënë me markën e saj të njohur, Fenty Beauty.

Pikërisht kur të gjithë menduan se Rihanna është tërhequr nga tregu muzikor, këngëtarja na paska rezervuar një surprizë. Rihhana do të futet sërish në industrinë e muzikës me një këngë të re. Të premten pritet të lançohet kënga “Lift Me Up”.

Rihanna ndau një video në Instagram, me një pjesë nga kënga  e saj ku paralajmëroi adhuruesit për publikimin e këngës së re.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?