Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

Menaxhimi i Butrintit, reagon Yuri Kim: ADDF nuk ka qenë kurrë për fitim apo shfrytëzim! Ka dhënë 100 mln dollarë për Shqipërinë

22 Korrik 2022, 20:12| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 20:30

  • Share

Pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të Marrëveshjes për Menaxhimin e Butrintit, ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Duke u nisur nga akuzat e opozitës që janë bërë në lidhje me këtë projekt për menaxhimin e Parkut Kombëtar në jug të Shqipërisë, diplomatja amerikane kujdeset të kujtojë se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nuk është përdorur asnjëherë për fitim apo shfrytëzim.

Sipas diplomates amerikane, AADF është krijuar në vitin 2009 me mbështetjen e USAID për të mbështetur dhe për zhvillimin e sektorit privat të qëndrueshëm dhe demokracisë në Shqipëri.

‘FAKT: Nuk ka qenë kurrë për fitim apo shfrytëzim. AADF u krijua në 2009 me USAID, në mbështetje për zhvillimin e sektorit privat të qëndrueshëm dhe demokracisë në Shqipëri. Që atëherë, AADF ka dorëzuar 100 milionë dollarë+ në 70+ projekte në Shqipëri, duke krijuar 6000+ vende pune dhe duke tërhequr 300 milionë dollarë+ nga investitorë të tjerë.’- shkruan ambasadorja amerikane.

Kim ka shpërndarë një postim të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, i cili shkruan miratimi i marrëveshjes është një moment historik i rëndësishëm për Zonën e Trashëgimisë Botërore të Butrintit

‘Miratimi nga Parlamenti i Marrëveshjes së Menaxhimit të Butrintit është një moment historik i rëndësishëm për Zonën e Trashëgimisë Botërore të Butrintit. Ai siguron një arkitekturë ligjore transparente përmes së cilës donatorët mund të kontribuojnë në Butrint.’-shkruhet në faqen e fonacionit shqiptaro-amerikane AADF.

Postimi i Yuri Kim

Mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, para disa javësh kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti.

Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Do të shtohen shërbimet për vizitorët, mes të cilave është ngritja e një qendër pritjeje për vizitorët. Po në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 hektar në 8.622,2 hektar. Pra, një sipërfaqe prej rreth 800 hektar nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike, por që ka shkaktuar shumë debate në Kuvend. 

Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Richard Hodges. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 23/07/2022 10:01

    Ka dhën 100 mil $ dhe Burtinti shkoi për lesh…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?